Politikë

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Një mesazh i fuqishëm mbështetjeje për rrugën drejt BE-së

9 Korrik, 12:52| Përditesimi: 9 Korrik, 12:55

  • Share

1751636907_elisaspiropali.JPG

Foto: Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, nga Parlamenti Europian, gjatë seancës plenare të mbajtur sot në Strasburg.

Në reagimin e saj zyrtar, Spiropali e cilësoi miratimin e raportit si “një sinjal të qartë të mbështetjes që gëzon procesi i zgjerimit në Parlamentin Europian”, duke falënderuar eurodeputetët për vëmendjen dhe angazhimin ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit.

“Me 502 vota pro, Parlamenti Europian konfirmon mbështetjen per anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe refoma. Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian. Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, dëshiroj të ritheksoj mirënjohjen tonë për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bshkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta. Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt e më mirë.

Ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent- siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik - në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë.

Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqitarë dhanë me votën e tyre në zgjedhet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian.

Në jemi të vetdijshëm dhe plotësisht  të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian", shprehet Spiropali.


Lajmi kryesor:

Me 502 vota pro, PE miraton raportin për Shqipërinë! Spiropali: Vlerësim për progresin! Begaj: Nxit përpjekjet për reforma drejt BE


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni kundër objekteve pa leje në sezon, a dëmtohet imazhi i vendit?