Foto ilustruese

Bota

Parlamenti Europian njeh Guaidon si president: Vendimi, deri në zgjedhjet e lira në Venezuelë

31 Janar 2019, 20:45| Përditesimi: 31 Janar 2019, 21:15

  • Share

Parlamenti Europian i është bashkuar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve të tjera përfshi edhe Shqipërinë për njohjen e Juan Guaidos, kreut të opozitës venezueliane si president të përkohshëm të vendit. Prej 1 jave vendi amerikano-latin është në protesta të përgjakshme, në të cilën kanë humbur jetën rreth 40 persona ndërsa presidenti aktual, Nicolas Maduro ende nuk ka dhënë dorëheqjen e kërkuar nga opozita e Guaidos, duke e konsideruar kryengritjen si një ''puç'' të Amerikës ndaj tij. Kundrejt SHBA-së, Kanadasë dhe njohësve të Guaidos, qëndrojnë Turqia, Kina dhe Rusia të cilat i kanë ofruar mbështetjen Maduros dhe qeverisë së tij. 

Ndërkohë Parlamenti Europian shprehet se vendimi i marrë ditën e sotme është provizor, deri në garantimin e zgjedhjet të lira, të besueshme, transparente në Venezuelë, si kusht për daljen nga kriza të vendit. 

Ndërkohë që ky vendim është përshëndetur jo vetëm nga krerët e Evropën por dhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. 

"Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për të njohur Juan Guaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelws. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike." - shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?