Parlamenti europian u bëri thirrje shteteve të BE të njohin shtetin e Palestinës. Në strasburg u miratua një rezolutë e përbshakët sipas të cilës gjithashtu kërkohet lirimi I pengjeve, lufta ndaj urisë si dhe përfundimin e konfliktit me zgjidhjen me dy shtete. Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Strazburg rezoluta e quajtur “Gaza në Prag: Veprimi i BE” u miratua 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.
Rezoluta e përbashkët u paraqitur nga të Gjelbrit, Socialistët dhe Liberalët mbi krizën humanitare në Gaza. Në tekstin e rezolutës bëhet thirrje për të luftuar urinë, nevojën urgjente për të liruar pengjet dhe për të ecur drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Ndër të tjera, rezoluta thotë se Parlamenti "u bën thirrje shteteve anëtare të shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete. Kjo është hera e parë që një rezolutë me shumicë mbi krizën humanitare në Rrip miratohet me votim në sallë në më shumë se një vit.
Njohja e shtetit të Palestinës është promovuar fort gjatë 2025-ën nga Franca. Macron ishte i pari ndër liderët perëndimorë dhe ata të BE që njoftoi se do të bëjë një gjë të tillë në OKB në muajin shtator. Vendimi i Francës u pasua nga Britania dhe së fundmi edhe nga Belgjika. Pozicionimi i këtyre shteteve ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Izraelit. Pak ditë më parë Ministri i Sigurisë Kombëtare të shtetit hebre, Itamar Ben Gvir, tha se Evropa do mësojë shpejt se çfarë është terrorizmi pas vendimeve të tilla.
Komente
