Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë dërrmuese në Strasburg një rezolutë që dënon shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të disa vendeve të BE-së të regjistruara në javët e fundit, nga avionë dhe dronë rusë, si në Poloni dhe Estoni, ose me origjinë të paidentifikuar, si në Danimarkë. Rezoluta u miratua me 469 vota pro, 97 kundër dhe 38 abstenime.
Rezoluta dënon shkeljet e hapësirës ajrore dhe ndërhyrjen në infrastrukturën e BE-së; bën thirrje për veprime të koordinuara dhe proporcionale, duke përfshirë shtypjen e kërcënimeve ajrore; për një mbrojtje të unifikuar BE-NATO, sanksione të reja kundër Rusisë, përparim drejt një Unioni Mbrojtjeje, bashkëpunim më të ngushtë me Ukrainën; dhe mbështet nismat evropiane kundër dronëve dhe të Mbikëqyrjes së Krahut Lindor.
Ndërkohë, raketat dhe dronët rusë kanë goditur përsëri Ukrainën. Tre persona vdiqën gjatë natës në rajonin e Sumy-t. Në Odessa një sulm me dron rusplagosi pesë persona dhe dëmtoi infrastrukturën portuale dhe energjetike.
Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp tha se dorëzimi i raketave amerikane Tomahawk, në Ukrainë mund ta detyrojë Rusinë të ulet në tryezën e negociatave.
"Tani për tani, është e rëndësishme të dërgohet një sinjal se Ukraina do të forcohet me të gjitha mjetet e mundshme. Dhe ky është një nga ato mjete që është i rëndësishëm për mua: Tomahawkët. Të gjitha këto zgjidhje mund ta forcojnë Ukrainën dhe t'i detyrojnë rusët të qetësohen dhe të ulen në tryezën e negociatave", tha Zelensky.
Ndër të tjera lideri ukrainas theksoi se Ukraina është gati të nominojë Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin një armëpushim me Rusinë.
Foto: Volodymyr Zelensky
Dorëzimi i raketave amerikane Tomahawk, të kërkuara prej kohësh, në Ukrainë mund ta detyrojë Rusinë të "pranojë situatën reale" dhe të "ulet në tryezën e negociatave", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp një natë më parë.
Zelensky shtoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump "mund t'i ofrojë Ukrainës zgjidhje me ndikim të gjerë" që do të "forcojnë ndjeshëm" pozicionin e Kievit në çdo bisedime të ardhshme.
"Tani për tani, është e rëndësishme të dërgohet një sinjal se Ukraina do të forcohet me të gjitha mjetet e mundshme. Dhe ky është një nga ato mjete që është i rëndësishëm për mua: Tomahawkët", tha ai.
"Të gjitha këto zgjidhje mund ta forcojnë Ukrainën dhe t'i detyrojnë rusët të qetësohen dhe të ulen në tryezën e negociatave".
Foto: Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
Ukraina është gati të nominojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin një armëpushim me Rusinë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë për gazetarët.
Trump, shkruan Kyiv Independent, është zotuar të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje midis Kievit dhe Moskës dhe t'i japë fund pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Por "kjo përpjekje është bllokuar kryesisht pasi Rusia vazhdon të refuzojë një armëpushim dhe të kërkojë lëshime territoriale nga Ukraina".
Sa i përket Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, Komiteti i Oslos është planifikuar të shpallë fituesin nesër, më 10 tetor.
Komente

Deri tani ke kërkuar llojj lloj armatimesh nga tanket leopard , tanket brandley , sistemet patriot dhe shumë armë të tjera por deri tani ke bërë një vrimë në ujë , nuk mendon se ka ardhur koha të zhdukesh o cifut se i vrave djemtë e Ukrainës
Përgjigju