Parlamenti francez mes polemikave miraton draftin kundër ekstremizmit

17 Shkurt 2021, 11:14| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 11:18

  • Share

Kundërshtitë e shumta dhe protestat e komunitetit mysliman në Francë duke se nuk e kanë penduar komunitetin mysliman francez të miratojë ligjin e posaçëm për fetë.  Drafti është i përshtatur në formën e një teksti që përforcon vlerat thelbësore të Francës dhe parimet e lirisë dhe barazisë, pa veçuar ndonjë besim fetar të caktuar, por duke dënuar praktikat si martesat e detyruara apo testet e virgjërisë. Drafti u miratua me 347 vota pro dhe 151 kundër në dhomën e ulët të Parlamentit, ku blloku i qendrës i presidentit Macron dhe aleatëve të tij kanë shumicën. Tani drafti kalon në Senat, ku shumica dominohet nga opozita e qendrës së djathtë.

Miratimi i ligjit vjen pak kohë pasi vendi pati një valë sulmesh me sfond islamik në vjeshtë, të cilat nisën me vrasjen e një më mësuesi francez Samuel Patty, pasi ai kishte treguar në një orë mësimi karikaturat e Profetit Muhamed, pak ditë më vonë një sulm tjetër ndodhi në Nicë si pasojë e të cilit humbën jetën 3 persona.

 “Lufta kundër separatizmit ka qenë një domosdoshmëri për interesin kombëtar. Tragjeditë e  ndodhura e kanë bërë atë një emergjencë morale. Ndaj çfarë përmban ky ligj? Së pari, ai garanton nevojën tonë për laicizëm dhe së dyti, ai mbron viktimat e separatizmit, qoftë fizikisht apo online”, tha Guillaume Vuilletet, deputet i “La Republique en Marche”.

Miratimi i ligjit kontraversial, vjen një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, garë e cila do të ketë si fokus të saj frenimin e ekstremizmit, ruajtjen  e identitetit francez dhe sigurinë e brendshme.

Ligji përfshin masa më të ashpra kundër aktiviteteve ekstremiste online, ndalimin e ardhjes së mësuesve fetarë nga jashtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?