Protesta e Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin, protestë e dhunshme në Podgoricë! Sulmohen dy deputetë

12 Dhjetor 2022, 20:48| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 22:56

  • Share

PODGORICË- Policia malazeze përdori sprej piper për të shpërndarë qindra protestues në kryeqytetin Podgoricë, të cilët u mblodhën kundër miratimit të ligjit për të kufizuar kompetencat presidenciale dhe dështimin e koalicionit qeverisës për të emëruar gjyqtarë në gjykatën kushtetuese.Sipas mediave malazeze, protestuesit kanë goditur edhe dy prej ligjvënësve të Kuvendit, deputetin shqiptar Genc Nimanbegu dhe deputetin tjetër Sulja Mustafic

Protestuesit, kryesisht anëtarë të organizatave pro-malazeze, të cilët u mblodhën nën sloganin "Ne jemi shumë", goditën policinë përpara ndërtesës së parlamentit me gurë dhe flakë sinjalizuese dhe u përpoqën të çanin një pengesë policore, përpara se ata të largoheshin. 

“Ajo që bëmë sot ishte bllokada e Podgoricës,” tha Predrag Vusurovic, një aktivist. Ai njoftoi për të premten më shumë mitingje në të gjithë republikën e vogël të Adriatikut.

Mali i Zi është në bllokim politik prej muajsh pasi gjykata e tij kushtetuese mbeti pa kuorum për shkak të pensionimit të gjyqtarëve.

Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, miratoi të hënën ndryshimin e Ligjit për Presidentin, me të cilit shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e qeverisë së re.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiq të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze.

Paraprakisht sot parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Për zgjedhjet votuan 42 deputetë, ndërkohë që duheshin 49 vota nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez. Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Miratimi i Ligjit për Presidentin bie ndesh me rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.

Bllokimi i gjykatës mund të vështirësojë organizimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Parlamenti me 81 vende, në të cilin një koalicion heterogjen i partive pro-evropiane dhe pro-serbe ka një shumicë prej një deputeti, nuk mund të binte dakord të emëronte gjyqtarët e rinj.

Muajin e kaluar, organizatat pro-malazeze dhe partitë opozitare filluan protesta anti-qeveritare në Podgoricë, duke kërkuar zgjedhje, zhbllokimin e gjykatës dhe tërheqjen e një ligji që frenon pushtetin e presidentit për një kohë të gjatë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Politika në republikën e vogël ballkanike me vetëm 625,000 banorë është shënuar prej kohësh nga një përçarje midis atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi nga një ish-bashkim shtetëror me Serbinë fqinje dhe shumë më të madhe.

Ora 22:49
Përshkallëzohet protesta në Mal të Zi, protestuesit sulmojnë deputetin shqiptar dhe kolegun e tij

Deputeti shqiptar Genc Nimanbegu dhe deputeti tjetër Sulja Mustafic janë sulmuar gjatë protestave të mbrëmjes së sotme në Mal të Zi. Për aktin e rëndë të ndodhur gjatë protestës ka reaguar ashpër edhe partia boshnjake në Mal të Zi.

Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re.Ky ligj ngjalli një reagim tepër të madh qytetar pasi ekziston një mospajtim mes kryeministrisë dhe presidencës.

“Një sulm i tillë nga individë të papërgjegjshëm nuk është tablo e protestave demokratike. Besojmë se personat që qëndrojnë pas këtyre sulmeve nuk i përkasin organizatorëve të protestës së sotme”, thuhet në reagimin e partisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?