Bota

Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit pse s’i dha fjalën! (VIDEO)

28 Gusht, 13:34| Përditesimi: 28 Gusht, 13:41

  • Share

Meksikë- Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan.

Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e rrjetit. Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën.

Në pamjet e bëra virale, senatori i afrohet presidentit në fund të seancës për të kërkuar një shpjegim, por Fernández i kthen shpinën.

Moreno e kap për krahu dhe fillon përleshja, ku përfshihen edhe persona të tjerë. Madje senatori shtyn fuqishëm një tjetër person prezent aty, i cili rrëzohet, teksa kreun e Senatit e ka goditur edhe me një shpullë në qafë, përveç shtyrjeve fizike dhe kërcënimeve.

Fernández Noroña ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?