Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori

29 Maj, 08:52| Përditesimi: 29 Maj, 12:01

  • Share

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve.

Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, 82 deputetë aktualë.  disa prej të cilëve nuk ri-kandiduan për një mandat të radhës, e të tjerë që u futën në garën parlamentare, por dështuan të rizgjidhen. 

Pjesa më e madhe prej tyre, nga radhët e socialistëve. Freskimi i listave me një gjeneratë të re nga Edi Rama la jashtë gati 60 përqind të deputetëve aktualë të maxhorancës.

Disa prej tyre as nuk ishin mes kandidatëve, ndërsa pjesa dërrmuese u hodh në fushë betejë, në listat e hapura. Në një garë të ethshme për pak vende, sallën e parlamentit të ardhshëm nuk do mund ta frekuentojnë me, një sërë emrash, që nga socialisti i Gardës së Vjetër Pandeli Majko i cili nuk arriti të thyente rezultatin e kolegëve të majtë në lista, apo Blerina Gjylameti që luftoi deri në kutitë e fundit për mandatin.

Vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e tyre nuk arritën të merrnin as Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho apo Arben Pëllumbi.  

DEPUTETËT AKTUALË TË PS QË NGELËN JASHTË KUVENDIT:
1.     Agron Çela
2.     Alban Xhelili
3.     Pandeli Majko
4.     Anduel Tahiraj
5.     Plarent Ndreca
6.     Arben Pëllumbi
7.     Baftjar Zeqaj
8.     Bardhyl Kollcaku
9.     Frrok Gjini
10. Blerina Gjylameti
11. Bujar Cela
12. Desantila Tahiraj
13. Edona Bilali
14. Eduard Ndreca
15. Enslemvera Zake
16. Ermonela Felaj
17. Etilda Gjoni
18. Etjen Xhafaj
19. Florenc Spaho
20. Gerta Duraku
21. Mirela Pitushi
22. Ilir Ndraxhi
23. Ilir Topi
24. Ilir Metaj
25. Ismet Beqiraj
26. Erjon Merka
27. Klevis Xhoxhi
28. Klotilda Bushka
29. Laert Duraj
30. Lavdrim Krashi
31. Denis Deliu
32. Lindita Buxheli
33. Luan Duzha
34. Luljeta Bozo
35. Mimi Kodheli
36. Nasip Naço
37. Niko Kuri
38. Paulin Stërkaj
39. Petro Koçi
40. Pranvera Resulaj
41. Shpresa Marnoj
42. Tatiana Pirro
43. Teuta Ramaj
44. Toni Gogu
45. Xhemal Qefalia

Edhe nga opozita, mbetet po i lartë numri i atyre që nuk do të rikthehen në parlament. Jo aq për shkak të ndonjë rifreskimi brezash, se sa si reflektim i luftës së brendshme që gërreu për një kohë të gjatë Partinë Demokratike. Lulzim Basha dhe emra të tjerë që hynë në 2021 si figura drejtuese të PD-së, nuk do të jenë më. Së bashku me ta, dhe deputetët që nuk iu bashkuan që në fillim Berishës, me përjashtime të pakta. Kështu që edhe grupi i ardhshëm demokrat, do të zotërohet nga besnikët e kreut të PD-së.

DEPUTETËT TË OPOZITËS QË NGELËN JASHTË KUVENDIT:
1.     Agron Duka
2.     Petrid Doda
3.     Andia Ulliri
4.     Arbi Agalliu
5.     Dashamir Shehi
6.     Dashnor Sula
7.     Dhurata Cupi
8.     Edmond Spaho
9.     Emilja Koliqi
10. Enkelejd Alibeaj
11. Eralda Bano
12. Andrea Mano
13. Gëzim Ademaj
14. Ferdinand Xhaferaj
15. Flutura Acka
16. Ori Nebiaj
17. Helidon Bushati
18. Ilda Dhori
19. Kasëm Mahmutaj
20. Kreshnik Collaku
21. Lefter Gështenja
22. Lindita Metalia
23. Lulzim Basha
24. Merita Bakiu
25. Orjola Pampuri
26. Seladin Jakupllari
27. Sorina Koti
28. Ludovik Hasani
29. Zheni Gjergji
30. Qani Xhafa
31. Shpëtim Idrizi
32. Nusret Avdulla
33. Monika Kryemadhi
34. Petrit Vasili

Vetëm pak muaj, për të gëzuar privilegjet e të qenurit deputet, kanë mbetur dhe për drejtues apo ish drejtuesë të partive të vogla opozitare. Monika Kryemadhi e cila duket të jetë divorcuar përfundimisht edhe me politikën, Dashamir Shehi apo kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi që nuk siguroi dot as 1/3 e votave të 2021.

Me nisjen e legjislaturës së re, ndryshojnë edhe përfaqësuesit e PSD në parlament, që në këtë 4 vjeçar kanë qëndruar thuajse pasivë. 

DEPUTETËT E PSD QË NGELËN JASHTË KUVENDIT  
1. Gentian Deda
2. Gledis Celiku
3. Meri Merkiçi

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?