Parlamenti i Ukrainës miraton buxhetin e vitit 2025: 60% e shpenzimeve shkojnë për mbrojtjen dhe sigurinë

19 Nëntor, 16:16| Përditesimi: 19 Nëntor, 16:18

  • Share

1732029507_thumbsbc77f451f728230b994fa2c.jpg

Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti ukrainas ka miratuar buxhetin për vitin 2025, duke ndarë rreth 50 miliardë euro - e barabartë me 60% të shpenzimeve totale - për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, në përgjigje të pushtimit rus dhe pasojave të tij shkatërruese.

Kryeministri Denys Shmyhal tha në Telegram se “të gjitha taksat nga qytetarët dhe bizneset vitin e ardhshëm do të përdoren për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”.

Në projektbuxhetin, qeveria parashikon tashmë një deficit të barabartë me 19.4% të PBB-së për vitin e ardhshëm. Për të mbështetur këto shpenzime të jashtëzakonshme, të diktuara nga logjika e një lufte që vazhdon për gati tre vjet, Ukraina mbështetet në financimin e jashtëm nga aleatët perëndimorë dhe organizatat ndërkombëtare.

Kievi ka thënë se i duhen 34.5 miliardë euro financime të jashtme, një shifër pak më e ulët se në vitin 2024 dhe në përputhje me vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka marrë 88 miliardë euro ndihmë financiare, sipas të dhënave të publikuara nga Kievi në fund të gushtit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane! Moska kërcënon me luftë bërthamore, Shtëpia e Bardhë: E papërgjegjshme


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?