Parlamenti italian, Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga salla i ngritur peshë

25 Qershor 2020, 17:06| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 17:09

  • Share

Në Itali, Vittorio Sgarbi i cili shkaktoi shumë reagime para pak ditësh në Shqipëri në lidhje me deklaratën e tij se Bylis është grek, është nxjerrrë sot me forcë nga salla e parlamentitti italian pasi refuzoi të dilte jashtë, pas urdhrit të zv. kryetares së Parlamentit, Mara Carfagna shkaktuar prej ofendimeve ndaj saj.

«Nuk mund të ofendohen kolegët duke përdorur fjalë të pista”, tha Carfagna mes duartrokitjeve të sallës.

Konfrontimi lindi pasi Sgarbi nisi të kritikonte ashpër ligjin e ri për drejtësinë dhe nisi të quajë gjykatësit italianë ‘mafiozë’.

Pas refuzimit të kërkesës së Carfagna për të dalë nga salla, katër deputetë të ‘Fratelli d’Italia’ dhe të ‘Lega’ e ngritën peshë atë, dy nga këmbët e dy nga krahët, mes duartrokitjeve të sallës që thërriste “Turp, turp!”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?