Politikë

Parlamenti rinis në 20 Janar, premtimi i Ramës: Këtë muaj kalojmë anti-KÇK-në!

6 Janar 2020, 10:10| Përditesimi: 6 Janar 2020, 10:12

  • Share

Në 20 Janar në orën 18:00 nis sesioni i ri parlamentar. Ky sesion do të jetë mjaft i ngjeshur dhe shumë debatuar pasi pritet që të depozitohen dhe diskutohen cështje delikate. Në fund të dhjetorit kryeministri Edi Rama u shpreh se në janar do të miratohet akti normativ anti-KÇK. "Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së" tha Rama në 23 dhjetor. Por cfarë parashikon ky akt normativ i kundërshtuar nga opozita?

Me konsultimin e ekspertëve izraelitë, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të "digjen" në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar. Forca e Ligjit do të kthehet në njësi speciale, OFL, grupi i ngritur prej gjashtë muajsh i trajnuar për të goditur pasuritë e eksponentëve të krimit të organizuar.

Ky ligj do të jetë i përkohshëm tha kryeministri Edi Rama, ndërsa Shqiptarja.com mësoi se ai do të funksionojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe prokurorët dhe gjyqtarët pjesë e ligjit anti-mafie deri në ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (lexo ketu).

Komento

Komente

  • Ermali: 06/01/2020 10:41

    Bjeri kck-se kryeminister se e mbyten kyt popull ,futi ne burg me prokuror e gjykatesa e merrju pasurite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?