Foto ilustruese

Bota

Parma/ Dy shqiptarët kapen me 1,2 kg kokainë në makinë, njëri me precedentë si trafikant! Nën dyshek dhe bodrum u gjenden 20 mijë euro cash

20 Qershor, 15:31| Përditesimi: 20 Qershor, 15:34

  • Share

Parma- Dy të rinj shqiptarë janë kapur nga karabinierët italianë në Parma teksa lëviznin me rreth 1,2 kg kokainë të pastër në makinë, kurse në banesën e tyre u zbuluan gjatë kontrollit edhe 20 mijë euro cash, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli të befasishëm të patrullës, e fshehur poshtë sediles së mjetit të të dyshuarve. Karabinierët njoftuan se arrestuan dy shqiptarët në Parma, të moshës 46 dhe 19 vjeç.

Të rinjtë tërhoqën vëmendjen e efektivëve me mjetin e tyre pranë një rrethrrotullimi, ku bënë dy kthesa të plota, me qëllim shmangien e kontrollit në postbllok.

Në timon ishte 46-vjeçari, që u urdhërua të ndalonte, teksa rezultonte më parë me precedentë në fushën e drogës.

I fshehur nën sediljen e pasagjerit ishte një bllok kokaine me natriban, me peshë 1 kg e 140 gramë. Në shtëpinë e të dyve, në veriperëndim të qytetit, u gjetën 1700 euro në një dyshek, ndërsa në bodrum kishte një zarf që përmbante kartëmonedha prej 20 mijë eurosh në para të gatshme dhe një makinë paketimi me vakum, për përgatitjen e dozave, informon media italiane.

Në një makinë tjetër në dispozicion të të dyve, u gjetën edhe 10 gramë kokainë. Pasi e vlerësoi arrestimin, gjyqtari hetues urdhëroi që 46-vjeçari të mbahej në burg dhe i riu të mbahej në arrest shtëpiak.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?