Albana Koçiu dhe Uriel Buso gjatë marrëveshjes

Politikë

Partneriteti Shqipëri-Izrael / Ministrat Koçiu dhe Buso nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në Tiranë, zgjerohen fushat e bashkëpunimit në mjekësi

16 Prill, 16:36| Përditesimi: 16 Prill, 16:57

  • Share

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe Ministri i Shëndetësisë së Izraelit Uriel Buso nënshkruan në Tiranë një memorandum dypalësh, i cili zgjeron fushat e bashkëpunimit në mjekësinë digjitale, fushën e emergjencave, teknologji, pajisje mjekësore, etj.

Ministrja e Shëndetësisë znj.Koçiu në komunikimin e saj për nënshkrimin e këtij dokumenti theksoi se:

“Ky memorandum vjen në vazhdën e partneritetit me qendrën spitalore SHEBA, një nga më të mirat në botë, për transformimin e Spitali Onkologjik”, si dhe nënvizoi se “ka nisur puna për modernizimin e protokolleve të trajtimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të mjekëve tanë”.

Duke vënë në dukje rëndësinë e këtij partneriteti strategjik në fushën e shëndetësisë Koçiu u shpreh se “ky bashkëpunim ka një synim të qartë: standarte europiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët tanë”.

Vizita e Ministrit Buso u parapri nga disa shkëmbime intensive midis dy vendeve. Disa ditë më parë, Kryeministri Rama realizoi një vizitë zyrtare në Izrael. Ministrja Koçiu vizitoi kompleksin SHEBA në mars, ndërsa në shtator 2024, Shqipëria priti vizitën historike të Presidentit Isaac Herzog.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?