Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

30 Shtator, 19:18| Përditesimi: 1 Tetor, 08:35

  • Share

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

Paro Laci: Vajza e Berishës e kalonte tek 'Nikolino' përballë Hotel Dajti (Shënim redaksional: Tiranë). Kur vinin të shkretat nëna dhe rroba të zeza për të ndez qiri, Sali Berisha na ka thirr, ne jemi vesh si ushtarak dhe i kemi rraf këto nëna vetëm se kanë ndezur një qiri. Janë fakte të pamohueshme. Kemi dalë dhe kemi rraf këto nëna të zeza. Qanin aty duke ndezur një qiri për viktimat e tyre, që ishin mbytur në det dhe nuk gjendej kufoma.

Ishin në shenjë proteste kundër Sali Berishës. Sali Berisha na u drejtua dhe na tha fjalë për fjalë se 'Nuk janë asnjë familjar të viktimave.

 Atëherë na është thënë Sali Berisha, shkoni rrifini. Kemi qenë të veshur me rroba me lara ushtarakisht. Na tha shkoni se janë të dashura... të ish socialistëve, e ish enveristëve. E ne morëm shkopinjt e gomës e fut e bjer kokës këtyre njerëzve. Fut e bjer këtyre gazetarëve. Është dhënë dhe në shtyp atëherë. Dhe këto urdhra i ka dhënë Sali Berisha. Për fat të keq unë kam qenë një nga këto që ka zbatuar këto urdhra.

Arbër Hitaj: A je penduar
Paro Laci: Më bëri një dosje nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha. Shkoi shef i interpol. Bëra një burg të pafajshëm. Po luftoj me drejtësinë derisa të gjej drejtësinë. Nuk kam kundërshtuar asnjë vendim gjykate. Me faj e pa faj e kam paguar atë që më është atribuar në burg. Duke qenë në burg non stop më kujtohej një thënie.

Duke i rënë një prej këtyre grave me shkop gome, se kishim marrë urdhër nga Sali Berisha dhe na ishte thënë që duan të djegin shtetin shqiptar, Tiranën. Ne na thonin që Berisha është verior, Berisha do Shqipërinë. Berisha nuk është hajdut, nuk është kriminel. E ne të gjitha i besonim dhe kundërshtarët ishin kriminelë. Ne ishim të ri, të gjitha këto i besonim. Cfarë urdhri na jepej ne e zbatonim. Doli Vranicki u  bë një pakt dhe u kthyem se po të hynim në Vlorë do të kishim vrarë ose do të na kishin vrarë. Se  ne shkuam me tanke e kundratanke, me të gjitha armët që kishte shteti i asaj kohe. Do të ishte bërë një luftë civile edhe më e përgjakshme sesa mijëra që kanë vdekur.

Një grua qe po e përzëja që të mos e lija të qante aty e të ndizte qirinjtë më tha: Eh mor bir! Ç
të kam bërë?! Po qaj viktimat që nuk i kam! E gjeç nga mos e pandehç. Dhe gjatë gjithë kohës që kam vuajtur dënimin në errësirë, i vetmuar më kujtohej kjo shprehje. E gjeta andej nuk e prita.'  Ne nuk besonim që ishin familjarët e viktimave.


Lajmi kryesor:

Ish gardisti Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për 'Katerin e Radës' lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?