Hamilton dhe LeClerc

Parregullsi në makina, Hamilton dhe LeClerck skualifikikohen nga Çmimi i Madh i SHBA-ve

23 Tetor 2023, 10:27| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 10:29

  • Share

Lewis Hamilton dhe Charls LeClerc janë skualifikuar nga Çmimi i Madh i SHBA-ve pavarësisht se britaniku u rendit i dyti dhe francezi i Ferrari-t mori pikë. Kjo sepse makinat e dy pilotëve pas përfundimit të garës nuk e kanë kaluar me sukses kontrollin Teknik.

Delegati teknik i FIA-s, Jo Bauer, vuri re një konsumim të tepërt në pjesën e poshtme të makinave, që bën kontaktin me pistën. Ajo ishte më e vogël se trashësia minimale prej 9 milimetrash, duke bërë që dy pilotët të mos kualifikohen për garën e SHBA-ve. Vetë pilotët, Hamilton dhe LeClerc, por edhe skuderitë e pranuan parregullsinë që vuri re delegate.

Skualifikimi i Hamiltonit bëri që Lando Norris të ngjitej në vendin e dytë, ndërsa Carlos Sainz në të tretin, ndërsa në zonën e pikëve u ngjit për herë të parë Logan Sarzhent.

Kështu renditja e përgjithshme e pikëve ndryshoi sërtish, me veteranin britanik që tashmë është 39 pikë larg vendit të dytë, Sergio Perez, ndërsa LeClerc ra në vendin e shtatë duke u parakaluar nga Norris.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?