Mesila Doda

Kronikë

Parrullat antishqiptare në Bularat, Mesila Doda: Ekstremizmi nuk nderohet, dënohet

8 Nëntor 2018, 20:09| Përditesimi: 8 Nëntor 2018, 20:16

  • Share

Pas thirrjeve të forta antishqiptare në Bularat, të Gjirokastës nga ekstremistët grekë gjatë varrimit të ushtarit grek Kostandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, Partia për Drejtësi dhe Integrim ka reaguar për varrimin e minoritarit grek.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social në facebook, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda shkruan se edhe pse nuk flitet keq për të vdekurit, Kacifas nuk është heroi i Bularatit, por turpi i tyre dhe minoritarëve shqiptarë. Sipas Dodës, ekstremizmi nuk mund të nderohet, por të dënohet.

Postimi i plotë i Mesila Dodës:

Ne shqiptaret e kemi zakon qe nuk flasim keq per te vdekurit e duke ju permbajtur ketij kodi kam heshtur deri me tani. Po qe per nje terrorist na shkulen deputete e na tregojne nderimin per terroristin kjo eshte e tepert. Kocifas nuk eshte heroi i Bularatit, eshte turpi i tyre dhe i minoritareve shqiptare qe mori armen e doli ne mes te fshatit duke shtene. Ekstremizmi nuk nderohet, denohet. E mos e harroni, sa kohe do kete varreza te ushtareve greke do kete edhe provokime te forcave te erreta paramilitare greke ne jug te vendit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?