Një parti e re me emra të vjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim u ‘shndërrua’ në Partinë e Lirisë, një ditë pasi Ilir Meta la zyrën e Presidencës. Edhe pse tashmë me 30 vite si drejtues i shumë posteve të rëndësishme politike, Meta gjeti mbështetje te krijimi i një partie të re, e cila drejtohet nga fryma e vjetër. Megjithatë, për sekretarin organizativ të kësaj partie të sapo emëruar, Endrit Braimallari në ‘Pa Protokoll’ nga gazetarja Anduela Ndreu, e sheh ndryshe praninë e Ilir Metës në politikë, e cila sipas tij është mjaft e suksesshme.
Sidoqoftë, i pyetur nga gazetarja në lidhje me persepktivën e kësaj partie por ç ‘është me e rëndësishmja me ngjashmërinë e ‘Shtëpisë së Lirisë’ të formuar nga Berisha në zgjedhjet e 6 marsit, edhe kjo për Braimllarin nuk ka asnjë lidhje, sipas tij, popullit i duhet liria dhe referendumi. Ajo është një parti që ka një filozofi tjetër, u shpreh Braimllari.
‘Jo nuk dua të hyj te partia demokratike dhe te shtëpia e lirisë së 6 marsit. Do të jetë zgjedhja e duhur dhe për të çliruar referendumin. Shikoni çfarë ndodh me një kryeministër të papërgjegjshëm, me kë? Duhet të ikim nga ky model i vjetër i politikës. Duhet t’i kthejë shqiptarëve të drejtën e votës, pra referendumin. Partia Socialiste është një parti antikombëtare sepse shikoni ku është sovraniteti.’- tha Braimllari.
I pyetur se çfarë mund të ketë Meta për të dhënë tashmë pas 30 vitesh në politikë, Braimllari listoi disa nga arritjet sipas tij të ish presidentit.
‘Zoti Meta është një ndër politikanët më të suksesshëm në vend, ka qenë një ndër kryeministrat më të suksesshëm në vend. E ngriti ekonominë, ndërtoi rrugë. Edhe gjatë presidencës ka qenë një gardian i mbrojtjes së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit. Ai ka fituar të gjitha betejat me PS-në. Kjo tregon karakteristikat e një shtetari. Këto janë shpresëdhënëse.’- tha Braimllari.
Si mund t’i dilet përballë forcës së mazhorancës? Përgjigja është e njëjtë për Braimllarin, me referendum!
‘Denoncimi i drejtpërdrejtë, organizim i mirëfillte që të përballen drejtpërdrejt me problemet ligjore. Dhe referendumi’- tha Braimllari.
Kujtojmë se nga Konventa e mbrëmjes së 25 korrikut, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare.
Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste në 25 korrik, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.