Ilirjan Celibashi

Politikë

Koalicioni ABEOK kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve, e kemi kërkuar edhe më parë, por pa përgjigje

9 Maj 2021, 19:37| Përditesimi: 9 Maj 2021, 21:40

  • Share

Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët) ka bërë kërkesë ankimore në KQZ ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

ABEOK sqaron se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më parë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Këkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, thuhet në kërkesën e bërë ndaj KQZ.

Ky koalicion u formua për zgjedhjet e 25 prillit me të cinin garuan Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?