Partia BESA fitoi zgjedhjet në Tetovë, Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

21 Gusht 2022, 21:36| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 21:39

  • Share

Pas rezultatit të zgjedhjeve në Tetovë, ku fitoi partia BESA, Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i  Aleancës për Shqiptarët. Dorëheqjen e bëri me dije përmes një konference për shtyp, ndërsa theksoi se ka marrë këtë vendim si pasojë e rezultatit në zgjedhjet, ku ASH nuk arriti të merr asnjë këshilltarë.

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë që edhe gjatë fushatës, që Tetova nuk është vetëm një komunë, Tetova nuk është vetëm një qytet, është përtej kësaj, të paktën kështu duhet të jetë. Kam dëgjuar që kanë qarkulluar zëra dhe informacione nëpër portale, po është e vërtet. Unë nga ky moment jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.

Ai shtoi se partia do të mbajë Kuvendin Qendror, ku pritet të emërohet kreu i ri i partisë. I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar sërish, Sela tha se këtë nuk e lejon statuti i partisë.


Lajmi kryesor:

Partia BESA fiton zgjedhjet në Tetovë, BDI-ja e Ali Ahmetit pranon humbjen


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?