Partia Demokratike denoncon: Ministria e Shëndetësisë ka monopolizuar blerjen e oksigjenit mjekësor në duar të dy kompanive! Çmimi 3-4 herë më i lartë se rajoni

19 Tetor, 11:15| Përditesimi: 19 Tetor, 15:26

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike denoncon për monopolizimin e blerjes së oksigjenit mjekësor në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli hodhi akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë se ka monopolizuar blerjen e oksigjenit mjekësornë duart e dy kompanive GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k dhe Messer Albagaz shpk.

Sipas saj, këto dy kompani jo vetëm që përfitojnë tenderë pa garë, por edhe me çmim 3 deri në 4 herë më të lartë sesa vendet e rajonit. PD thotë se GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar në total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 milionë euro dhe Messer Albagaz shpk ka fituar total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Report TV iu drejtua me kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë mbi këtë denoncim dhe është në pritje të një përgjigje.

Deklarata e plotë e PD

Oksigjeni mjekësor i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.

Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konkurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

Bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh:

Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit. Spak të hetojë…

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?