Deputetët e PD në takimin me eurodeputetët

Partia Demokratike e dyzuar për protestën, ndahet në dy pjesë! Një palë me eurodeputetët, të tjerët në bllokim rrugësh e mosbindje civile

29 Tetor, 18:40| Përditesimi: 29 Tetor, 19:17

  • Share

Deputetët e PD në takimin me eurodeputetët

Dita e protestës së sotme të opozitës përkoi edhe me ardhjen e delegacionit të Komisionit të Parlamentit Europian në Tiranë, në kuadër të hapjes së takimit të 18-të të asociim-stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nuk dihet nëse opozita e kishte programuar posaçërisht protestën në këtë ditë, por ajo që ra në sy ishte ndarja e saj apo dyzimi politik.

Teksa mbështetësit dhe një pjesë e deputetëve bllokonin nyjet kryesore të qarkullimit rrugor në akset kombëtare me mosbindje civile, disa nga deputetët e saj morën pjesë paralelisht në një takim formal me disa eurodeputetë.

Takimi ka nisur pak para fillimit të protestës në orën 17:00 dhe vijon ende. PD kishte njoftuar se ata pas takimit do i bashkoheshin protestës.

Ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nuk iu bashkuan protestës dhe qytetarëve, por zgjodhën të dëgjojnë dhe të flasin para disa eurodeputetëve, në një takim formal.

Edhe ngritja e toneve nga zoti Gazment Bardhi nuk e ka ndryshuar narrativën e përcaktuar nga qeveria dhe eurodeputetët në këtë takim. Në një protestë kombëtare, ku synimi është mosbindja civile, deputetët e PD-së kanë zgjedhur t’i binden agjendës diplomatike, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e një proteste, për të cilën kanë kaq ditë që ftojnë qytetarët, ndërsa vetë zgjodhën të ulen në krah të Fatmir Xhafajt dhe Pandi Majkos, për t’u ankuar para eurodeputetëve që erdhën sot në Tiranë bashkë me Fredi Belerin.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?