Selia e PDK

Kosova & Rajoni

Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri më 3 korrik

21 Qershor 2021, 21:38| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 21:39

  • Share

KOSOVË- Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Kryesia ka bërë me dije se zgjedhja e kryetarit do të mabahet më 3 korrik të këtij viti.

Sipas mediave kosovare vendimit për zgjedhjen e kryetarit  i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

PDK që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar drejtohet nga Enver Hoxhaj, i cili ushtron detyrën e kryetarit pas dorëheqjes së Kadri Veselit. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?