Kosova & Rajoni

Memli Krasniqi merr drejtimin e PDK-së, nga ish-reper në zëvëndës të Thaçit e Veselit

3 Korrik 2021, 09:05| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 22:14

  • Share

Me 469 vota pro dhe vetëm shtatë kundër Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në një garë, pa asnjë kundërshtar për ish-reperin e njohur me një karrierë të gjatë politike, nuk ishte e vështirë të siguronte rolin e kreut të partisë opozitare.

Gjatë konventës Krasniqi u shpreh se PDK-ja është shtëpi e çlirimtarëve dhe e vizionarëve ndërsa premtoi se do të nisë një kapitull të ri duke respektuar kontributin e secilit.

“Ne sot jemi në opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë. Në këtë pikë, besoj se pajtohemi të gjithë. Kështu si jemi sot, nuk mjafton për t’u rikthyer. Por, ne qëllimin e kemi për t’u rikthyer”, deklaroi Krasniqi.

Në garë për kryetar të PDK-së pritej të ishte edhe Enver Hoxhaj i cili e ushtroi këtë detyrë për 8 muaj që kur kryetari Kadri Veseli përfundoi në Hagë i akuzuar për krime lufte.

Por ai Hoxhaj nuk kandidoi pasi më herët kishte deklaruar se partia kishte nevojë për udhëheqje të re.

Kreu i ri i PDK Memli Krasniqi është përfshirë në politikën aktive në vitin 2004 si pjesë e forumeve rinore në PDK, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. Në 2007, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës  dhe në 2011 është emëruar ministër i Kulturës.

Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative.

Memli Krasniqi i zgjedhur sot si kreu i Partisë opozitare më të madhe në Kosovë, fillimin e karrierës e ka pasur si muzikant, i njohur siu një nga rrepistët më të dashur në vend,  pjesë e grupit Ritmi i Rrugës.

 

Ora 16:39
Reperi u zgjodh kryetar i PDK-së, e uron Kurti: Të bashkëpunojmë për Kosovën

Pasi reperi Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokrtaike në Kosovë, është uruar edhe nga kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në 'Facebook', Kurti i bën thirrje kryetarit të opozitës që të bashkëpunojnë për çështjet me interes për Kosovën. Sipas tij, të punosh për Kosovën nuk është kurrë mjaftueshëm.

"I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në. Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili", shkruan Kurti.

Ora 13:47
Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.  Krasniqi ka fituar votëbesimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme. Dhe kundër tij kanë votuar vetëm shtatë delegatë. Gjatë fjalimit në Konventën e PDK-së , Krasniqi  tha se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në

“Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës. Asgjë e qëndrueshme, e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në. Nëse ka pasur zhvillim, investim, arsim, e rritje të mirëqenies, kjo ka qenë periudha jonë në qeverisje nga 2008 deri në 2017. Ky është rrëfimi ynë i vërtetë dhe këtë e dinë qytetarët. Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojnë dhe ta errësojnë të tjerët, sepse është i qartë si drita. I matshëm, i prekshëm, real dhe diçka që e ka përjetuar dhe prekur secili”, ka thënë ai.

Ai përmendi dhe qeverinë “Kurti”, për të cilën tha se po e rrezikon perspektivën e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.

`“Sot, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi. 

https://ads.gazetaexpress.com/www/delivery/lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmemli-krasniqi-zgjidhet-kryetar-i-pdkse%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajme%2F&cb=1e3996fb61Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?