Selia e PD-së

Politikë

Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të vendoset para seancës së jashtëzakonshme

16 Janar 2019, 14:00| Përditesimi: 16 Janar 2019, 14:13

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur mbledhjen e grupit parlamentar në orën 16:00.

Mbledhja do të bëhet një orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare të miratimit të dekretit të ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.

Mësohet se gjatë mbledhjes do të vendoset se kush do ta marrë fjalën gjatë seancës, nëse opozitës i jepet e drejta e fjalës.

Siç edhe ishte parashikuar në rendin e ditës, deputetët vetëm do të miratojnë dekretet pët lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekrektuara nga presidenti Ilir Meta. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?