Partia e kryeministrit holandez i fiton zgjedhjet parlamentare! Rutte,10 vite në krye të kabinetit, lideri më jetëgjatë në historinë e vendit!

18 Mars 2021, 09:27| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:41

  • Share

Partia e drejtuar nga kryeministri i dorëhequr holandez Mark Rutte kryeson bindshëm në zgjedhjet e mbajtura tre ditët e fundit, pasi janë numëruar rreth 63% të votave. 

"Rezultatet e zgjedhjeve treguan se votuesit holandezë i dhanë partisë time një votë masive të besimit," tha Rutte ndërsa u lëshuan sondazhet e daljes.

Votimet përfunduan të mërkurën pasi u votua tre ditë për shkak të pandemisë. Zgjedhjet e përgjithshme erdhën disa muaj pas dorëheqjes së qeverisë pas bërjes publik të një skandali për siguracionet e fëmijëve. Me një pjesëmarrje  që shkonte në 82.6 përqind të votuesve.

Në bazë të rezultateve paraprake Partia Popullore e qendrës së djathtë e kryeministrit Rutte ka të ngjarë të fitojë 36 vende në parlamentin me 150 vende, duke rritur numrin e tyre aktual të vendeve me tre.

Kjo do të thotë që Rutte do të formojë qeverinë e tij të katërt dhe të bëhet kryeministri më jetëgjatë i vendit, me më shumë se një dekadë në krye të qeverisë.

Partia liberal Demokrate 66 (D66) doli e dyta me 24 vende, një rritje me pesë vende krahasuar me 2017.

Partia për Liri, një parti nacionaliste e krahut të djathtë mund të fitojë 17 vende, tre më pak se ato të fituara katër vjet më parë.

Kristian Demokratët(CDA) pritet të fitojë 15 vende krahasuar me 19 në zgjedhjet parlamentare në 2017.

GroenLinks (GL) dhe Partia Socialiste (PS) mendohet të fitojnë nëntë vende krahasuar me 14 për të dy partitë në zgjedhjet e fundit. Partia e Punës supozohet të fitojë nëntë vende.

Partia e djathtë euro skeptike Forumi për Demokraci (FvD) do të fitojë tetë vende. Partia për Kafshët projektohet të fitojë gjashtë vende.

Formimi i një qeverie mund të zgjasë me javë pasi partia e Rutte ka nevojë për të ndërtuar një koalicion., sipas tij me partinë D66 dhe CDA.

Qeveria e Rutte dha dorëheqjen në janar përpara zgjedhjeve të përgjithshme për shkak të një skandali me përfitimet e siguracioneve të fëmijëve.  Autoritetet tatimore akuzuan gabimisht 26,000 familje për mashtrim dhe kërkuan shlyerjen e mijëra eurove midis viteve 2013 dhe 2019. Qeveria e drejtuar nga Rutte u përball me protesta të mëdha lidhur me kufizimet e COVID-19, por ai është konsideruar si një lider i qëndrueshëm dhe modest.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?