Partia e Lirisë, Faik Basha dhe SIlva Caka

Pagat e policëve të burgut, Partia e Lirisë: Ministri i Drejtësisë nuk mbajti premtimin, mbështesim protestat

18 Gusht 2022, 10:21| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 10:29

  • Share

Një ditë pas protestës së policëve të burgjeve në Tiranë për të kërkuar përmirësim të kushteve të Policisë së Burgjeve, Partia e Lirisë deklaroi mbështetje ndaj protestës dhe kauzës tyre.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Silva Caka, në një deklaratë për mediat të mërkurën akuzoi qeverinë dhe Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se nuk e ka mbajtur premtimin për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave për punonjësit e burgjeve.

Caka gjatë deklaratës prezantoi një video ku ministri Manja premton rritje të pagave dhe uniforma të reja që nga data 1 korrik, ndërkohë që data është 18 gusht dhe akoma nuk ka asnjë përmirësim të kushteve për këta policë.

“Punonjësit e sektorit të burgjeve gjendën të braktisur, gjë që i ka detyruar të dalin në protestë për shkak të mashtrimeve nga qeveria dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Partia e Lirisë e mbështet protestën dhe shpreh indinjatën për mashtrimin e bërë. Ministri i Drejtësisë gënjen në mes të parlamentit”, u shpreh Caka.

Anëtari të Komitetit Organizator, Faik Basha, tha se Partia e Lirisë mbështet kërkesat "për këtë sektor kaq delikat e të rëndësishëm".

“Sot, me datë 18 gusht, punonjësit e policisë janë në kushte ekstreme, kryejnë 28 ditë punë e paguhen për 22. Nuk ka as rritje pagash e as uniforma.  Siguria në burgje është në rrezik. Ka një serë problemesh të tjera si mungesa e dietave, turne deri në 12 orë, mungesa e kushteve, tualeteve, uniformave, njësimi i pagave me policinë e shtetit. Kjo qeveri që paguan mijëra euro për inceneratorët, nuk paguan për djersën e punonjësve të burgjeve” u shpreh Basha.

Përfaqësues të Sindikatës së Shërbimeve Policore zhvilluan protestë të mërkurën para zyrave të delegacionit te BE-së për të kërkuar përmirësim të kushteve të trajtimit të Policisë së Burgjeve.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mondi: 18/08/2022 14:55

    Ju mbeshtesin dhe protesten e LRI , se jeni parti qe ju rri lire e shkoni nga fry era

    Përgjigju
  • Dritan: 18/08/2022 13:34

    Po kur flasin dhe keta plehrat per premtime qe ai ilir meta vetem ka vjedh e ka bo

    Përgjigju
  • Jorgo: 18/08/2022 13:30

    O zot i madh si bojn keta sikur ju vje keq per policet e vendit

    Përgjigju
  • Eni: 18/08/2022 13:15

    Sa poshte keni rene Likja se bashku me partine e tij

    Përgjigju
  • Henri: 18/08/2022 13:15

    LSI-ja partia me koti qe ekziston ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Joni: 18/08/2022 13:14

    Keto te deshtuarit vetem pallavra flasin

    Përgjigju
  • Franci: 18/08/2022 12:43

    Budallenj jeni te gjithe

    Përgjigju
  • Altin: 18/08/2022 12:42

    Keni Len nam te gjithe

    Përgjigju
  • Olsi: 18/08/2022 12:41

    Vetem budalliqe flisni ju lat nam

    Përgjigju
  • Aleks: 18/08/2022 12:39

    Nuk habitemi per budalliqet qe flisni se gjithe keto vite skeni thene ndonje gje te hajrit

    Përgjigju
  • Fredi: 18/08/2022 12:38

    Ju jeni te gjithe palaco

    Përgjigju
  • Arber: 18/08/2022 12:37

    Partia juaj eshte e deshtuar ska si jep mend per gjerat qe behen ne vend

    Përgjigju
  • Gazi: 18/08/2022 12:35

    Na jeni ber bajat sa hap gazeten me lexu naj gje tamam dilni ju duke nxjerr budalliqe nga goja

    Përgjigju
  • albano: 18/08/2022 12:30

    kur flisni dhe ju o kriminele mos ngelt njeri pa fol

    Përgjigju
  • joni: 18/08/2022 12:27

    Me parti e deshtuar se kjo e juaj nuk kam pare, keni mbaru pune ju o like bashk me shok kshuqe beni mire te ikni sa me pare

    Përgjigju
  • Tea: 18/08/2022 12:26

    Me te ardh keq jeni ju qe flisni budalliqe

    Përgjigju
  • Sokol: 18/08/2022 12:26

    Pattia liris partia leshit preshit po ecni mor mbani vendin qe ju takon lerini lloqet

    Përgjigju
  • Evi: 18/08/2022 12:26

    Turo te kemi njerez si ju ne krye qe flssin vetem kot si nuk that nje gje tamam

    Përgjigju
  • Miri: 18/08/2022 12:25

    Ah kush kerkon mbajtje premtimesh ju qe keni fol aq shum e dundja lesht arritet

    Përgjigju
  • Ola: 18/08/2022 12:24

    Kto nuk din te bejn nje pun vet e rrin meren me budalliqe

    Përgjigju
  • Bledi: 18/08/2022 12:24

    Po po mbeshtesni protestat ju se i jeni “fut “ punes me demek a kuku per ju turp tkeni

    Përgjigju
  • Anais: 18/08/2022 12:19

    Sgjeten fjale tjeter more aman na jeni ber bajat

    Përgjigju
  • Eda: 18/08/2022 12:18

    A sju eci lsi dhe i nderruat emrin tani jeni palacoo

    Përgjigju
  • Anila: 18/08/2022 12:15

    Po partia e spiunazhit del tani deklaron qe jane duke vepruar ne interes te qytetareve a pika pika

    Përgjigju
  • Arben: 18/08/2022 12:14

    Ku e keni liken se u be 10 minuta pa dale na mori malli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?