Erisa Xhixho

Partia e Lirisë: Çmimet e larta kanë thelluar varfërinë në Shqipëri! Xhixho: Janë më të shtrenjta edhe se në Itali

4 Qershor, 13:45| Përditesimi: 4 Qershor, 17:50

  • Share

Partia e Lirisë thotë se varfëria në Shqipëri është thelluar edhe më shumë si rezultat i çmimeve të larta, ndërkohë që pagat dhe pensionet janë më të ulëtat në Evropë.

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një konferencë për shtyp tha se Shqipëria ka pagën më të ulët në Europë nëse e krahason me fuqinë blerëse.

'Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.  Hendekun e madh mes Evropës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës. Në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat 

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Jemi të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale. Jemi të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale.

Çmimi i dyfishuar i produkteve të shportës është vetëm një aspekt i kostos së rritur të jetesës për mijëra shqiptarë. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët padyshim janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.

Ndaj Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për gjenerimin e rritjes më të lartë ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.’- u shpreh Xhixho.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/06/2024 04:03

    Ne U.S,vaji-shishja me e vogel 4.99 $ se ne varesi te madhesise se shishes,ambalazhit,markes e vendit te origjines shkon dhe me shume ,me shtrenjte,nje bidon alumini me vaj qe eshte ambalazhimi me i madh shkon dhe 32-35 $;makaronat-i barazojme si me Italine, si me Shqiperine;qumeshti-2.99 gjysem galloni,4.49 1 gallon,por shkon dhe me shtrenjte kur behet fjale per marka jo te dyqaneneve,ose per qumesht organik,ose qumesht bimor,p.sh gjysem galloni qumesht organik ose gjysem galloni qumesht bimor,p.sh qumesht bajameje kushton sa nje gallon qumesht i plote i zakonshem,diferenca ne cmim ka dhe ne perqindjen me yndyre.Nje /whole milk/ nuk ka te njejtin cmim me ate me 2 %,1 %,apo 0 % yndyre.Mielli-(5 kg me sist.metrik)=5.99 $,nuk po hyjme ne hollesi per miellin sic treguam per qumeshtin.Italia ne krahasim me U.S eshte shume e lire,po te mendosh qe qe te dyja jane ne G7,sa per krahasimin me Shqiperine,eshte ceshtje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?