Partia e Lirisë ka publikuar këtë të mërkurë fakte të reja sa i përket aferës së inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj zbuloi një kontratë mes kompanisë së inceneratorëve dhe një kompanie italiane për blerjen e një impianti të përdorur.
Shehaj u shpreh se kjo kompani ka paguar 70 mijë euro për një impiant të përdorur dhe se njësia e zbatimit të projekteve në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur kjo kontratë rezulton se ka dy vite që është lidhur, nuk është audituar.
“Sot bëjmë publike një kontratë që është e lidhur midis kompanisë italiane ‘Ecros SRL’ dhe integrated energy BV, shpk.
Kontrata ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.
Pra ne paguajmë dhjetëra miliona euro, kompania deri më tani ka mbledhur rreth 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe blen pajisje të përdorura.
Kontrata është lidhur në shtator te vitit 2020, për një vlerë 70 mijë euro.
Ajo çka e bën më të rëndë këtë fakt ka rreth dy vite që instancat shtetërore që duhet të auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punë e tyre.
Njësia e zbatimit të projekteve nga 3 anëtarë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. E ne vijojmë paguajmë 29 euro tonin për një impiant të përdorur”, tha Briseida Shehaj.
Opozita prej kohësh ka ngritur një sërë akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.
A mund te besohet nje prostitute e ndyre si kjo baxhella...
PërgjigjuKete gocen do ta marim partizone. Me sa shoh e perdor mir ** kallashin**. Besoj se do jet e mir per lojra lufterash.
Përgjigju