Myrvete Asqeri, gjatë deklaratës së sotme nga PL

Politikë

Partia e Lirisë denoncon situatën e bizneseve dhe propozon 9 masa! Asqeri: Mbylljet në përmasa alarmante, në 59% të bashkive numri i subjekteve u ul

25 Korrik, 13:24| Përditesimi: 25 Korrik, 13:40

  • Share

Partia e Lirisë denoncoi sot gjendjen ekonomike të vendit dhe kryesisht të bizneseve, për të cilat deklaron se po mbyllen në përmasa alarmante.

Ishte kryetarja e Lëvizjes së Gruas, Myrvete Asqeri, që doli sot në një deklaratë për mediat, ku iu referua edhe të dhënave zyrtare të INSTAT-it.

“Kjo është pasqyra më e qartë e kolapsit ekonomik që po përjeton biznesi i vogël ne Shqipëri, i cili përpiqet të mbijetojnë me djersë e ndershmëri. Po mbyllen qindra dyqane të vogla, punishte, ferma familjare, shërbime artizanale. Po shuhen të vetmet burime jetese që kanë mbajtur gjallë fshatin dhe periferinë. Kjo është pasojë direkte e braktisjes nga shteti, e mungesës së politikave mbështetëse dhe e përqendrimit të zhvillimit vetëm në pak duar dhe në pak zona urbane, më së shumti në Tiranë”, tha ajo mes të tjerash.

Asqeri tha gjithashtu se Partia e Lirisë ofron një alternative të qartë për të shpëtuar biznesin e vogël nga falimentimi, duke lexuar edhe 9 nga masat-propozime, ku bien në sy ulja e taksave, ndihma ndaj biznesit të vogël, lehtësirat fiskale, TVSH-ja dhe energjia elektrike.

Deklarata e Kryetares së Lëvizjes së Gruas në PL, Myrvete Asqeri:

“Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë një realitet që nuk mund të anashkalohet.

 Në 59% të bashkive të vendit është ulur numri i bizneseve person fizik. Në shumë prej tyre, mbylljet e bizneseve kapin përmasa alarmante. Kjo është pasqyra më e qartë e kolapsit ekonomik që po përjeton biznesi i vogël ne Shqipëri, i cili përpiqet të mbijetojnë me djersë e ndershmëri.

Po mbyllen qindra dyqane të vogla, punishte, ferma familjare, shërbime artizanale. Po shuhen të vetmet burime jetese që kanë mbajtur gjallë fshatin dhe periferinë. Kjo është pasojë direkte e braktisjes nga shteti, e mungesës së politikave mbështetëse dhe e përqendrimit të zhvillimit vetëm në pak duar dhe në pak zona urbane, më së shumti në Tiranë.

Si të mbijetojë biznesi i vogël në një fshat që po zbrazet?

Si të mbijetojë një punishte artizanale kur mungon rruga, mungon tregu, mungon edhe vetë komuniteti?

Shpopullimi i zonave rurale dhe periferike është bërë plagë e hapur. Sepse kur ikin njerëzit, mbyllen edhe dyert e ekonomisë. Kur nuk ka më klientë, nuk ka më shitje. Kur nuk ka më të rinj, nuk ka më punëtorë. Dhe kur nuk ka më ekonomi lokale, nuk ka më as shpresë për të qëndruar.

Sot, qeveria e ka lënë pas dore biznesin e vogel, artizanin fermerin etj. Ndërkohë që u jep miliona me koncesione oligarkëve. kjo qeveri i detyron bizneset e vogla të paguajnë më shumë taksa, të përballojnë çmime gjithnjë e më të larta, të mbijetojnë pa asnjë mbështetje financiare, pa akses në kredi, pa lehtësi fiskale.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj janë kthyer në faktor përcaktues të zhvillimit ekonomik në çdo rajon të Shqipërisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe bashkive të vogla nuk është më vetëm një sfidë sociale apo një fenomen migrator, është një kërcënim direkt për ekonominë lokale, për qëndrueshmërinë e shërbimeve publike dhe për vetë kohezionin territorial të vendit. Ndaj, ndalimi i këtij shpopullimi kërkon jo vetëm vëmendje të veçantë, por edhe ndërhyrje të menjëhershme me politika të posaçme zhvillimi, që vendosin në qendër njeriun, familjen dhe biznesin e vogël lokal.

Partia e Lirisë ofron një alternative të qartë për të shpëtuar biznesin e vogël nga falimentimi.

-Ulje të taksave për biznesin e vogel dhe të mesem

-Tavan vjetor per tatim fitimin zero per biznesin e vogel.

-Kufiri i perjashtimit nga TVSH te jete 18 milion leke xhiro vjetore

-TVSH te ulet ne 15%

-Ulje te cmimit te energjise elektrike per biznesin.

-Cdo shqiptar qe vjen per te investuar ne Shqiperi te jete 5 vite pa taksa.

-Cdo i ri nen 30 vjec, zero sigurime shoqerore dhe shendetesore per 12 muajt e pare te punesimit.

-Mbeshtetje e forte e arsimit professional dhe e ekselencave te tij per biznes.

-Per zonjat dhe grate , zero tatim fitimi per vitin e pare te biznesit. Kredi te buta bankare nga banka e zhvillimit me preference per grate dhe krijimi I nje fondi per mbeshtetjen e bizneseve te grave.

Partia e Lirise ngre zerin fort per nderhyrjen e domosdoshme qe duhet te realizohet per te shpetuar vendin nga gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?