Projektligji i PL-së në Kuvend

Partia e Lirisë depoziton në Kuvend nismën për indeksimin e pagave: Paga minimale të rritet çdo vit

7 Shtator 2022, 17:29| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 17:42

  • Share

Partia e Lirisë ka depozituar sot në Kuvend nismën për indeksimin e pagave. Siç paralajmëroi edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi projektligjin për indeksimin e pagave të punonjësve të administratës publike.

‘Synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve. Rritja ekonomike është por pagat nuk janë rritur, rritja galopante e çmimeve për 2022 ka krijuar një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale. Indeksimi i pagës minimale është e nevojshme. Për efektet, rritja e pagës reale ka efekte pozitive sepse rritet mirëqenia. Rritet fuqia blerëse dhe ajo e konsumit, mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke përmirësuar bilancin. Indeksimi i pagave detyrim, të bëhet në 1 korrik të çdo viti.’- tha Meta në deklaratën e dy ditëve më parë.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend, thuhet se rritja dhe zbatimi i pagave do të nisë në vitin 2023. Sipas këtij ligji rritja e pagave të punonjësve të nëpunësve civil do të rritet me çdo vit 1/3 të nivelit të pagës minimale. Projektligji i Kuvendit thotë se gjithashtu edhe paga minimale do të rritet çdo vit në nivelin ekonomik 1/3.

Kujtojmë se kreu i Partisë së Lirisë, e paralajmëroi projektligjin për indeksimin e pagave dy ditë më parë në një deklaratë për shtyp. Meta bëri të ditur projektligjin e nënshkruar nga deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike që do ta çojnë për shqyrtim në Kuvend ku cilësoi si të nevojshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?