'Krisja' mes PD-së dhe Partisë së Lirisë duket se po del në sipërfaqe, ku fillimisht u duk në një deklaratë të bërë disa ditë më parë nga Ilir Meta, i cili njoftoi se subjekti i tij politik do të hyjë pa PD-në në zgjedhjet lokale.
Ditën e sotme, një kërkesë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, drejtuar KQZ-së për rinumërim në Kavajë, lexon dhe mosbesimin që aleatët kanë mes njëri-tjetrit, kur në fakt Bashkia Kavajë u fitua në zgjedhjet e 11 Majit nga demokratët.
Në shkresën drejtuar KQZ-së, Blushi kërkon që të rinumërohen kutitë e çdo njësie administrative.
Kërkesa e firmosur nga Blushi vjen pas dyshimeve për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.
“Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, shkruhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.
Komente

Pse ka kaq shumë derra në Kavajë...
Përgjigju