Politikë

Partia e Lirisë kundër aksionit të lirimit të hapësirave në Durrës: Qyteti po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve

26 Korrik, 15:56| Përditesimi: 26 Korrik, 16:05

  • Share

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm për banorët e Durrësit gjatë sezonit veror, gjendjen alarmante të grumbullimit të mbetjeve dhe dëmtimin e turizmit me aksionin më të fundit të lirimit të hapësirave, duke bërë ndërhyrje represive ndaj bizneseve.

Partia e Lirisë u shpreh kundër këtij aksioni për heqjen e karrigeve e tavolinave në bulevardin ‘Epidam’, ku sipas Ibrajt mund të kthehej në atraksion si pedonale.

PL shprehu shqetësim të thellë dhe i bëri thirrje Bashkisë që të ndalte menjëherë këtë aksion dhe dëmtimin e biznesit.

Deklarata e plotë e anëtares së Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj:

"Durrësi, qyteti bregdetar me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik, ndodhet sot përballë një realiteti zhgënjyes që ka emrin dështim i menaxhimit lokal. Ne kulmin e sezonit veror, qyteti përballet me mungesë të vazhdueshme të ujit te pijshëm, grumbullim të dështuar të mbetjeve urbane dhe një infrastrukture të amortizuar që vështirëson jetën e përdishme të banorëve dhe imazhin e qytetit përballë turistevë.

Ne vend te nderhyrjeve te mireplanifikuara per permiresimin e kushteve dhe rritjen e cilesise se sherbimeve, pushteti vendor ka zgjedhur rrugen me te thjeshte dhe me te gabuar…nderhyrje te papritura dhe represive, te cilat i kthejne ne viktima qytetaret dhe sipermarresit lokal.

Rasti me i fundit, ai i nderhyrjes ne bulevardin “Epidamn”, ku u hoqen karriget, tavolinat dhe cadrat e bizneseve ne emer te lirimit te hapesirave publike, eshte shembulli i qarte i nje administrimi arrogant dhe te shkeputur nga realiteti. Ne vend qe te ndertohet dialog me bizneset qe mbajne gjalle ekonomine e qytetit, autoritetet kane zgjedhur te demtojne aktivitetin e tyre ne pikun e sezonit, duke rrezikuar te ardhurat e tyre dhe punesimin e qindra qytetareve.

Kthimi Bluevardit ne pedonale gjate orareve te mbremjes mund te ishte nje mundesi e mire per zhvillim, por menyra sesi u realizua pa konsultim, pa paralajmerim dhe pa asnje strategji bashkepunimi e ka kthyer ne nje veprim te dhunshem ndaj komunitetit.

Nderkohe qe ndodhin keto, lagje te tera perjetojne mungesen e ujit per dite te tera, mbeturinat grumbullohen prane banesave dhe rruget jane te pajetueshme. Nuk mund te kete turizem te qendrueshem dhe zhvillim ekonomik nese nuk garantohet me e pakta: furnizimi me uje, pastertia e qytetit dhe nje infrastrukture funksionale.

Grupi i Keshilltareve te Partise se Lirise ne Bashkine e Durresit shpreh shqetesimin e thelle per kete gjendje alarmante dhe i ben thirrje pushtetit lokal te ndale menjehere keto praktika te njeanshme, represive dhe te pandjeshme ndaj qytetareve dhe te kthehet ne sherbim te interesit publik. Ne do te qendrojme krah per krah qytetareve, do te ngreme zerin ne Keshillin Bashkiak dhe ne cdo hapesire politike per t’i dhene Durresit dinjitetin qe i takon dhe qytetareve te tij jeten qe meritojne".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?