Partia e Lirisë kundër hapjes së dosjeve, Xhixho: Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga PS për të shantazhuar kundërshtarin politik

21 Shtator 2022, 13:42| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 14:23

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë ka kundërshtuar ashpër nismën e PS-së dhe PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Në Komisionin e Ligjeve, deputetja Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixho akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka i bëri thirrje Xhixhos që të mos i kthejë Kauzat personale në çështje të Komisionit.

Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

Diskutimi

Xhixho: Prisja të kishim një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të autoritetit të dosjeve që janë votuar nga ky kuvend dhe kanë përgjegjësi të madhe, të një zyre pranë qeverisë dhe me metodës më keq se sigurimi i shtetit, nëse ky parlament do ishte i sinqertë do ishte diskutuar sot për propozimit që kanë 7 muaj që flenë në sirtarët e parlamentit, për naftën, indeksimin e pagave. Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë, për turpin e maxhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e autoritet, e vënë në lëvizje nga një e-mail anonim. I gjithë ky ligj, në fakt para një alibie, për të gjitha veprimet skandaloze, shantazheve të autoritetit të dosjeve.

Flet qartë sesi Meta, sesi ka hetuar autoriteti dosjeve, ka marrë 7 vendime në një ditë, është një standard i Rilindjes, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime dhe ka dërguar m shpejtësi letër, ndërkohe që ligji e thotë ndalon hetimin, ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar kuvendit. Në dosjen që pretendon autoritet emri Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Kam deklaratën e zotërisë F.T, e bërë në vitin 90, i cili në asnjë moment, thotë qartë pretendimet e tij dhe nuk është në asnjë moment e shprehur Ilir Rexhep Metaj. Kemi votuar pro atij ligji, në 2015, të iniciuar nga maxhoranca e asaj kohe, por ky ligj që diskutojmë sot që është alibi e qartë e kësaj maxhorancë për të përdorur si mashe autoritetin ndaj kundërshtorëve politikë është e papranueshme. Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje.

Bushka: Nuk jemi organi që shqyrtojmë është vepruar drejt gabim apo keq nga një institucion, kush ka pretendime ti drejtohet organeve përkatëse. Ky komision po i shërben një parimi të përgjithshëm, një interesi publik, këtu nuk po merremi me një individ apo dy individë. Kujdes kur referohemi institucionit, të respektojmë të ftuarit. Kauzat personale nuk mund t’i kthejmë në çështje të Komisionit të Ligjit.


Lajmi kryesor:

PS-PD dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit: Më në fund drejtësi! Partia e Lirisë: Rama po përdor Autoritetin e Dosjeve për të shantazhuar Metën


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?