Tedi Blushi

Partia e Lirisë në mbrojtje të Salianjit, sulmon drejtësinë, Blushi: Hakmarrje e verbër primitive, gjyqtarët ‘vrasës me pagesë’! Mbështesim protestën e PD më 6 Tetor

27 Shtator, 15:05| Përditesimi: 27 Shtator, 15:08

  • Share

Partia e Lirisë dënoi sot (27 Shtator) dënimin nga drejtësia të deputetit Ervin Salianji, me 1 vit burgim të formës së prerë për dosjen “Babale”, duke e cilësuar si politik.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, bëri një reagim për mediat, ku akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si urdhërues dhe togat e zeza si zbatuese me verbëri të këtij urdhri për “pushkatimin e opozitës”.

Blushi akuzoi edhe drejtësinë e re, duke theksuar se “SPAK-u i Dumanit dhe gjyqtarët e Reformës janë veçse ‘vrasës me pagesë’ dhe në shërbim të narkoshtetit”.

“Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë. Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës”, tha Blushi.

Më tej ai theksoi se “vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë”.

“Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama. Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët. Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!”, u shpreh Blushi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/09/2024 17:56

    Tedi Blushi tani e ke radhēn ti me gjith shefin tat kryehajdut Like Floririn. Prandaj lef sa tē duash se si prish pun njeriu. Vazhdo hum, hum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?