Partia e Lirisë: Në vitin 2023 ikën 5 mijë mjekë, i ka dëbuar qeveria me ‘shëndetësinë falas’

9 Nëntor, 13:14| Përditesimi: 9 Nëntor, 13:29

  • Share

Partia e Lirisë thotë se qeveria me politikat e saj po i largon mjekët nga vendi. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në PL, thotë se nga 5 mijë mjekë në 2023-shin, gjysma e tyre janë larguar në Itali dhe Gjermani.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri tha se sfidat me të cilat përballen mjekët janë të shumta, si paga e ulët, kushtet e punës të papërshtatshme, mungesa e investimeve në teknologji moderne dhe infrastrukturë mjekësore, mungesa e medikamenteve bazë për të dhënë shërbimin apo mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional.

Deklarata e Kryetares së Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri

Sjell sot një nga problematikat më shqetësuese që po përballet vendi ynë – largimin e mjekëve nga Shqipëria. Fenomen ky, që përben largimin e trurit, dhe po sjell një rrezik real për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve , si dhe një kërcënim për të ardhmen e shëndetësisë ne Shqipëri.

Sipas statistikave nga Instat numri i mjekëve ne vitin 2023 ishte rreth 5000 ku ndërkohë 50% e tyre punojnë vetëm ne dy prej shteteve Europiane, 1500 ne  Gjermani dhe 1000 ne Itali.

Sfidat me te cilat përballen mjeket tanë janë të shumta; profesionale dhe personale.

Paga e ulët,

kushtet e punës të papërshtatshme,

mungesa e investimeve në teknologji moderne dhe infrastrukturë mjekësore,

mungesa e medikamenteve baze për te dhëne shërbimin

mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional

këto janë disa nga arsyet kryesore që i detyruan mjekët të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit. E sot qeveria e “shëndetësisë falas” po i dëbon mjeket nga vendi i tyre duke i detyruar specialistet që kanë mbetur te zgjedhin midis punësimit ne shtet apo privat si dhe duke marre peng diplomat e mjekeve te rinj te cilët ende ne vitet e para po zgjedhin te shkojnë jashtë vendit për te përfunduar studimet dhe investuar ne profesion.

Këto sfida intensifikohen nga mungesa e sigurisë sociale dhe mosbesimi ne sistemin e drejtësisë kur shpesh here mjeket janë vene ne qendër te sulmeve dhe jo vetëm, por duke I burgosur ata me ligj për 3 vite pas studimit qe te punojnë te detyruar pa patur mundësi te zhvillohen dhe te sjellin novacione nga jashtë.

A mund ta ndalojmë këtë trend të rrezikshëm?

Partia e Lirisë vjen me një program te detajuar me 5prioritete për 4 milionë shqiptare + , ku programi për shëndetësinë synon për përmirësim ne sistemin publik.

Duke programuar rritje te investimeve në sektorin shëndetësor ne mesataren e rajonit 6% te prodhimit te brendshëm bruto. ; 2-fishimi I pagave, Përmirësimi I kushteve te punës, dhe duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional me koleget ne perëndim.

Duke krijuar një infrastrukture shëndetësore më të mirë e duke kthyer ne jete spitalet rajonale, te cilet dita ditës po tkurren.

Gjithashtu hartimi i programeve që i inkurajojnë dhe mbështesin mjekët e rinj të punojnë në Shqipëri, duke ju ofruar mundësitë me te mira te zgjedhjes qe te kontribuojnë në vend.

Mjekët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë. Janë ata që na qëndrojnë pranë në momentet më të vështira, ata që punojnë çdo ditë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin tonë. Dhe ne si force politike duhet të sigurohemi që mjekët tanë të kenë kushtet dhe mbështetjen që meritojnë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme këtu, në Shqipëri dhe pse jo duke e bere Shqipërinë një shembull te mire për vendet e rajonit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 09/11/2024 20:46

    Partia e liris ishte private e Like hajdutit dhe per sa kohe ai eshte i denuar kjo parti eshte off dhe askush sduhet te flasi dhe llomotisi nga partia grabitqare!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?