Rasti i mjekut kirurg, që po hetohet për abuzim seksual me një 14 vjeçare për 2 vite, nën argumentin se ishte gruaja e katërt e tij, ka sjellë propozime për ashpërsim të Kodit Penal për këdo abuzon apo shtyn drejt marrëdhënieve seksuale të miturit.
Partia e Lirisë depozitoi në Kuvend projektligjin, që synon rritjen e dënimit për fajtorët e abuzimit seksual, ndërsa propozon që mosha e të miturit kur krim marrëdhënia seksuale, qoftë kjo me dakordësi të jetë 16 vjeç dhe jo 14 saç parashikon aktualisht Kodi Penal. Ndërsa dënimi minimal për këtë vepër nga 7 vite që është sot të shkojë sipas PL në 10 vite.
“Kryerja e veprimeve apo marrëdhënies seksuale me fëmijën, që nuk ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me çdo mjet ose formë, nga i rrituri, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur veprimet ose marrëdhënia seksuale kryhet me dhunë, me çdo mjet ose formë, nga personi që nuk ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale dënohet me burgim jo më pak se katër vjet. Kur veprimet ose marrëdhënia seksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, me më shumë se një fëmijë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.'- thuhet në propozimin e Partisë së Lirisë.
Në projektligj parashikohet parashikohet edhe ‘edhe dënim me deri 10 vjet për ata që shtyjnë drejt marrëdhënieve seksuale të miturit, apo edhe komunikimi me fëmijën me mesazhe për qëllime seksuale, që për PL duhet të dënohet me 3 vjet burgim.
Paralel me këto propozime edhe qeveria ka gati projektligjin për ta hedhur në konsultim publik, përmes së cilit parashikohet po ashtu ashpërsim të dënimit për përgjegjësit e dhunës seksuale.
Vetëm muajin e fundit një sërë rastesh të abuzimeve me të miturat janë publikuar. Krahas mjekut besimtar, në Divjakë një 35 vjeçar ishte martuar një e mitur 14 vjeç duke thënë se nuk dinte moshën, ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare u abuzua seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Po Ilir Meta sa duhet te denohet?
Përgjigju