Partia e Lirisë: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve! Vetëm kompania e Tiranës mori 16 mln euro kredi

9 Gusht 2022, 12:12| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 15:54

  • Share

Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

“Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal. Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë që edhe fondet e AZHBR që duhet të shkojnë në bujqësi kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si Qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, edhe pronat publike që janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe më larg”, tha Meta.

Ndërsa Briseida Shehaj, anëtare e Partisë së Lirisë, ka thënë se Inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 mln euro duke lënë peng pronat publike.

“Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsesj 8 kredi, rreth 16 mln dollarë.  Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe , ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, dtaa 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim. Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbusoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie. Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem. Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata”, tha Shehaj.

Briseida Shehaj, kordinatore kombëtare antikorrupsion e Partisë së Lirisë, tha se kompania ka të drejtë të lërë kolateral, peng për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë Sipas saj më seriozët në këtë proces kanë qenë bankat, jo qeveria. Shehaj tha se paratë që janë marrë nga kreditë nuk kanë shkuar për investim.

“Ne do të bëjmë transparencë të plotë. Janë zero lekë investim nga kompania mëmë në Shqipëri. Situata është edhe më e rëndë në Fier”, tha ajo.

Meta tha se kompania mëmë në hollandë duhet të investonte para në vendin tonë, por ajo po merr vetëm paratë duke atakuar SPAK për hetime të ngadalta.

"Në vend të investonte, merr para. Pas kësaj është banda e strukturuar kriminale që frymëzohet nga KM-ja Rama. SPAK po heton me ritëm breshke, vjedhja me ritëm kanguri. Drejtëisa popullore më e rëndësishmja. Në shtator një skandal më i madh do publikohet dhe kjo lidhet me Fierin", tha ai. 

Meta u pyet edhe për hetimet e SPAK, të cilat sipas tij janë me hapin e breshkës. Kryetari i PL tha se SPAK duhet të bëje hetime dhe të ndryshojë akuzën në 'grup i strukturuar kriminal'  Denoncimi i bërë nga Partia e Lirisë është i disati, i cili sheh në qendër të akuzave kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ora 12:30
Keni besim në SPAK? Meta: Do tregojë reflektim nëse ndryshon akuzën në ‘grup kriminal’ për inceneratorët

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka vijuar denoncimet e tij për inceneratorët është pyetur nëse ka besim te hetimet e SPAK. Sipas tij reflektimi nga drejtësia do të vijë kur akuzat për këtë aferë t’i bëjë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Personat që kanë firmosur e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë ata dhe të tjerët. Minimumi shpërdorimi i detyrës. Këtu është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Dhe drejtësia duhet të reflektojë me këto akuza. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërsa vjedhjet vazhdojnë me shpejtësinë e kangurit”, tha Meta.  

Meta u shpreh se situata është tepër tragjike në drejtim të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe interesit publik.

“Veliaj ka angazhuar jo vetëm bashkinë por edhe gjithë qarkun duke shkelur ligji dhe jashtë çdo kompetence në një borxh dhe detyrim të tillë, se nuk janë paratë e bashkisë por të qytetarëve. Nuk shkojnë te qytetarët por te kompania mëmë e cila duhet të sjellë lekët për të investuar të inceneratori. Kanë vënë peng pronat publike në banka. I përgëzoj bankat që janë sjell në mënyrë korrekte dhe duhet ët vijojnë të përmbushin detyrimet që ti mbajnë jashtë këtij skandali të qeverisë. Pra, është e qartë sesi i gjithë shteti është vënë në dispozicion të aferës së shekullit. Këto lek të vijën nga Holanda këtu, shkojnë lekët e  qytetarëve në Holandë dhe vende të tjera pasi do të kemi para jush edhe shumë fakte të tjera të rënda. Ekipi që ka bërë një punë të shkëlqyer prej kohësh. Këto dokumente janë pranë SPAK, por gjykatësi më i mirë i kësaj do jetë populli i Tiranës”, tha Meta.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Telemaku: 09/08/2022 18:11

    Si shpirt eshte kjo Briseida, gaboi qe shkoi me Ilirin, te kish ndenjur me Ramen qee ktheu nga grenxe ne blete, sot do ishte te pakten zv.ministre.

    Përgjigju
  • ZABËRHANI METSJ: 09/08/2022 16:03

    O spiuni Ilir Metaj po ty çfar grupi të fusim në grup terorist ? Apo grup i organizuar hajdutësh ? Po ti paske qen palaço i palaçove.

    Përgjigju
  • Cuca: 09/08/2022 15:28

    Iliri hajdut,un hajdute,ku asht problemi ketu?

    Përgjigju
  • besard: 09/08/2022 14:10

    hahah po ja ky e paska then dhe vet, grupi kriminal ne krye ka Ilir Meten, ca te presim me nga ky njeri ne

    Përgjigju
  • Meri: 09/08/2022 13:56

    Ky,po kerkon te pastroje veten ,nga haleja ku eshte kredhur...

    Përgjigju
  • tosi: 09/08/2022 13:53

    ti o ilir je i vetmi pwrson qe nuk duhet te flasesh per pasuri ti ke vjedhur aq shume sa qe gjithe shqiperia e di

    Përgjigju
  • titi: 09/08/2022 13:53

    yhy ne qoftese do flasim keshtu imagjinoje sa flori do kishte shqiperia po i ke marr ti i ke futur ne bodrrumin e shpis tende

    Përgjigju
  • Tani: 09/08/2022 13:53

    i ka dorezuar mona disa dokumenta ne spak po shife iher mire mos jane letrat dhe mashtrimet e tua se athere ma qave veten or zotrote

    Përgjigju
  • Alban: 09/08/2022 13:51

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Ilir Metën. cuna jeni te medhenj perfundimisht edhe une jam dakord me kete

    Përgjigju
  • Haha: 09/08/2022 13:43

    Meta hajduti me i ndershem

    Përgjigju
  • Ylli: 09/08/2022 13:05

    Sala dhe likja jeni te paret qe duheni te hetoheni dhe te futeni ne burg ty o flori te dolen gjysmat e te keqijave qe ke bere

    Përgjigju
  • Ylber: 09/08/2022 13:02

    Keta te shkretet po vuajn per pak karrige dhe te bejn budalliqe neper qytet se per gjera te mira harroj keta

    Përgjigju
  • Besnik: 09/08/2022 12:58

    Smarrim vesh ca behet ne vendin tone jeni per te ardh keq o like, si tiu besojm ju kur skeni gje nterezi per vete akoma

    Përgjigju
  • Taulant: 09/08/2022 12:56

    Hahaahah si nuk u dorzua e nuk u ngop njher ky njeri, i provoi te gjitha postet i shfrytezoi e tani do akoma turp o like turp

    Përgjigju
  • ilir: 09/08/2022 12:37

    Partia e kujt eshte kjo se paska ndrruar emrin e paska ardhur me budalliqe te reja ahhahaahahahah , llafe llafe e asgje tjeter

    Përgjigju
  • JamKushJam: 09/08/2022 12:37

    O krietari i PL (Partise se i-Lirit)... po mire more "gjikand" i politikes, po te ishte vertet populli gjykatesi me i mire, ti bashke me familjen tende do ishit ne burg edhe pa macet dhe halet e saj!!!!!

    Përgjigju
  • minushe: 09/08/2022 12:33

    e keni vene re se si po sulmojne dhe denoncojne njeri tjetrin partite politike? po nxjerrin cfare dine..Ps kunder Pd dhe Pl .. nderkohe Pl dhe Pd kunder Ps... tamam sic veprojne grupet kriminale qe eliminojne njeri tjetrin. Edhe keta njesoj mentaliteti po i eliminojne duke i denoncuar ne SPAK. Te gjithe mizerje jane. Me eshte mbush mendja. Kemi 30 vjet me mafjoza ne krye. Njerezit e ndershem dhe profesionistet e vertete si do njeri dhe i lene menjane. Po deshe postoje po deshe jo

    Përgjigju
  • eni: 09/08/2022 12:29

    vetem budalliqe dini te flisni si parti

    Përgjigju
  • arta: 09/08/2022 12:29

    si snxjerrin fakte per kreun e tyre kte te PL apo kan frik

    Përgjigju
  • Dela: 09/08/2022 12:25

    O ilir meta un skuptoj ti me cfare ftyre del akoma dhe flet ne meda sa krime dhe hajdut je treguar ti more qe ke goj me fol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?