Artan Distafa

Politikë

Partia e Lirisë: Shkatërrimi i pandalshëm i Tiranës me kulla pa kriter, krim i tmerrshëm urban! 70 vendime nga KKTU pa transparencë

26 Korrik, 11:43| Përditesimi: 26 Korrik, 11:50

  • Share

Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Artan Distafa akuzon qeverinë për shkatërrimin sistematik të Tiranës përmes ndërtimit të pakontrolluar, duke e cilësuar si një krim urban dhe një skemë për pastrimin e parave nga korrupsioni. 

Sipas tij, në vetëm një dekadë janë miratuar 139 kulla, shpesh në shkelje të planeve urbanistike dhe në mungesë të plotë transparence, ndërkohë që në vitin 2024 janë dhënë 1.9 milion metra katrorë leje ndërtimi, nga vetëm 521 mijë në vitin 2017. 

"1.9 milion m2 sipërfaqë leje ndërtimi në vitin 2024 nga 521 mijë m2 të dhëna në vitin 2017.  139 kulla të miratuara në vetëm 10 vite, shumë prej tyre në shkelje të planeve urbanistike. Mbi 70 vendime të pa-zbardhura nga KKTU, jashtë çdo standardi transparence. Kulla pranë shkollave, monumenteve, hapësirave të gjelbra publike, pa asnjë llogaridhënie.", tha ai. 

Ai thotë se Tirana nuk ka më plan urban të qëndrueshëm, por një plan të qartë për pastrimin e parave, ndërkohë që mbi 70 mijë apartamente janë të pashitura, duke e bërë të pamundur për çiftet e reja me të ardhura mesatare të përballojnë blerjen e një banese.

Deklarata e plotë:

Shkatërrimi i pandalshëm dhe barbar i Tiranës me firmë të Edi Ramës, që po zapton çdo hapësirë publike dhe sidomos të gjelbër me kulla monstruoze që ndërtohen pa asnjë kriter, është jo vetëm një krim i tmerrshëm urban ndaj trashëgimisë historike e kulturore të kryeqytetit por dhe simbol i qartë i keqpërdorimit kriminal të autoritetit shtetëror për pastrimin e parave të pista të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar në pallate ku nuk banon askush.

1.9 milion m2 sipërfaqë leje ndërtimi në vitin 2024 nga 521 mijë m2 të dhëna në vitin 2017.  139 kulla të miratuara në vetëm 10 vite, shumë prej tyre në shkelje të planeve urbanistike. Mbi 70 vendime të pa-zbardhura nga KKTU, jashtë çdo standardi transparence. Kulla pranë shkollave, monumenteve, hapësirave të gjelbra publike, pa asnjë llogaridhënie.

Ndërtime që pasohen nga shpronësime të dyshimta dhe shpeshherë në shkelje të ligjit, mungesë konsultimi dhe manipulim të ligjit për interesa klienteliste, e vërtetuar kjo edhe me vendime gjykatash.

Ndërkohë që në Tiranë janë mbi 70 mijë apartamente bosh, një çifti të ri me të ardhura mesatare i duhen 70 vite punë për të blerë një apartament në perfi.

Ky nuk është zhvillim, por është kapje e qytetit nga mafia e betonit, një aleancë midis Edi Ramës, oligarkëve dhe grupeve me para të errëta, ku kullat nuk janë investime strategjike për qytetin, por lavanderi për pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetëror.

Sot Tirana nuk ka më plan urban, por ka një plan për pastrimin e parave të pista.

Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkon me vendosmëri:
Ndalim të menjëhershëm të dhënies së lejeve për kullat në zonat e banuara dhe historike.

Hetim të pavarur mbi vendimmarrjen e KKTU-së dhe lidhjet e mundshme me pastrimin e parave.

Transparencë të plotë për të gjitha projektet e miratuara dhe proces të detyrueshëm konsultimi publik.
Rikthim të pushtetit urban në duart e komunitetit dhe ekspertëve të pavarur.

Tirana nuk është lavatriçe për pastrimin e parave të pista, por u përket qytetarëve që meritojnë një qytet të denjë për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?