Petraq Milo

Partia e Lirisë: Ulen eksportet, në 4 muajt e parë të 2024 është përkeqësuar tregtia

5 Qershor, 16:47| Përditesimi: 5 Qershor, 16:53

  • Share

Në analizë të treguesve të tregtisë së jashme eksporteve dhe Importeve për 2023 dhe 4 muajt e 2024, Partia e Lirisë thotë se Shqipëria po përkeqëson treguesit e ecurisë ekonomike.

Sekretari për Çështjet Ekonomike  Petraq Milo veçoi përfitimet e strategjisë me 5 prioritete të PL për kthimin e vendit në fuqi eksportuese. 

"Shqipëria në vitin 2023 eksportoi më pak drithëra, minerale, çimento, gurë, lëkurë, produkte bujqësore. Ecuria e treguesve të tregtisë së jashtme në 4-mujorin e parë të vitit 2024, tregon vazhdimisë në përkeqësimin e këtyre treguesve. Partia e Lirisë, ka përcaktuar dhe një strategji të qartë për rritjen e eksporteve, dhe kthimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese. Duke mbështetur në radhë të parë fermerët, për rritjen e prodhimeve të tyre bujqësore dhe blegtorale. Për rritjen e pordhimit të energjisë duke liberalizuar dhënien e liçensave për energji solare, energjinë e erës, energjitë e tjera të rinovueshme. Njëkohësisht, mbështetjen e energjisë përpunuese, por mos të harrojmë krijimin e zonave të lira ekonomike, të cilat janë një nga faktorët kryesorë të rritjes së eksporteve në rajon",-wshtw shprehur Milo. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?