Politikë

Partia e Lirisë: Vendi po shpopullohet prej politikave të dështuara, janë larguar 743 mijë qytetarë nga viti 2011

14 Shtator, 11:50| Përditesimi: 14 Shtator, 11:58

  • Share

Partia e Lirisë ka denoncuar shpopullimin e vendit dhe largimin e qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PL, Jasmira Memeli, thotë se nga viti 2011-të janë larguar nga vendi më shumë se 743 mijë qytetarë. Dhe për këtë, Partia e Lirisë fajëson politikat e qeverisë.

Deklarata e zëdhënëses së Partisë së Lirisë:

Emigracioni në Shqipëri është shndërruar në një fenomen kronik, vendi ynë  po boshatiset dita ditës, ku përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, vetëm në dy vitet e fundit, 2023–2024, 154 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa nga viti 2011 e deri më sot, janë mbi 743 mijë qytetarë të  larguar dhe që kanë kërkuar të ardhme në një vend tjetër.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia ka rënë me rreth 420,000 qytetarë që nga censusi i vitit 2011 dhe sot jetojnë në Shqipëri më pak se 2.4 milionë shqiptarë.

Më shumë se 743,000 veta kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë nga vendet e BE-së në periudhën 2011–2024.

Këto nuk janë më numra të thatë, janë djemtë dhe vajzat tona, prindërit tanë,  janë të rinjtë që nuk shohin më shpresë dhe janë familje të tëra që braktisin Shqipërinë sepse nuk mund të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Por pse ikin shqiptarët?

Sepse në Shqipëri nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim cilësor, nuk ka punësim të denjë.

Shërbimet mjekësore janë të papërfillshme.

Në spitale mungojnë mjekë, mungojnë barna, mungojnë kushtet më minimale.

Arsimi që nuk arrit dot të sigurojë një të ardhme, por vetëm tregon se sa larg jemi duke mbetur, është kthyer në një sistem ku fëmijët nuk marrin dije, por vetëm zhgënjim, dhe prindërit shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Punësimi është i pasigurt, me paga të ulëta, me kontrata fiktive, me korrupsion dhe nepotizëm që i mban të rinjtë të bllokuar dhe pa shpresë.

Pushteti që ligjëron stagnimin dhe indiferencën, jo progresin. Politikat e qeverisë nuk janë politike për qytetarët, por kalkulime elektoralësh. Kjo qeveri nuk ka asnjë plan për të ndalur këtë hemorragji demografike. Përkundrazi, me politikat e saj të dështuara, axhenda është  të zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët.

Sot jemi vendi me rritjen më të madhe të emigracionit në rajon. Sot kemi më pak lindje se kurrë më parë. Sot, autobusë të mbushur me të rinj nisen drejt Europës, duke e lënë vendin tonë gjithnjë e më bosh.

Partia e Lirisë në programin e saj, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus,e ka prioritetet të parë dhe kryesor ndalimin e shpopullimit dhe rikthimin në atdhe të qytetarëve që janë detyruar të largohen për të investuar dhe krijuar të ardhmen e fëmijeve në vendin e tyre.

Kjo qeveri duhet të ndalë propagandën dhe të fillojë veprimin real. Ne nuk do të lejojmë që e ardhmja të na vidhet në heshtje.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fric: 14/09/2025 12:48

    Si kanë fytyrë dhe dalin këto ,Like dhe Monika FLORIRI hajdut të ndyrë këta vazhdojnë nën frymën e tyre ,jeni të degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?