Foto ilustruese

Bota

Partia e Merkelit kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, plani përfshin edhe refugjatët

27 Gusht 2018, 16:17| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 16:21

  • Share

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, po shqyrton idenë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë gjermanë.

Lidershipi i Unionit Kristian Demokrat, kërkon që burrat gjermanë të kryejnë shërbimin ushtarak. Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, tha se në këtë shërbim duhet të marrin pjesë edhe vajzat gjermane. Por nëse ky plan vihet në jetën, atëherë shërbimin e detyrueshëm do t’a kryejnë edhe azilkërkuesit dhe refugjatët.

Ky program parashikon që shumë të rinj gjerman t’i bashkohen ushtrisë, e më pas të shpërndahen tek shërbimet zjarrfikëse e të ndihmojnë në agjencitë e emergjencës.

Por pavarësisht rikonceptimit, partia e Merkel ka shumë punë për të bërë për të arritur realizimin e këtij plani. Partitë e tjera duhen bindur, pasi deri më tani vetëm “Alternativa për Gjermaninë”, një parti e ekstremit të djathtë mbështet idenë e rivendosjes së shërbimit ushtarak.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?