Politikë

Partia e të Gjelbërve Europianë, deklaratë kundër Macron dhe pro fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

5 Korrik 2019, 13:30| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 16:12

  • Share

Partia e të Gjelbërve Europianë, me rastin e samitit për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet në Poznan, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka kërkuar në një afat sa më të shkurtër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

”Bashkimi Europian rrezikon që sërish të shkaktojë ringjallje të nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, nëse ngadalëson procesin e hapjes së dyerve për negociatat. Komentet e presidentit francez Emmanuel Macron, pak kohë para prosesit të zgjerimit e pengojnë dhe e minojnë thellësisht detyrën e rëndë të arritjes së konsensusit.

Nuk ka arsye që reforma e brendshme e BE-së dhe negociatat inkuadruese të mos zhvillohen njëkohësisht. Edhe një refuzim në tetor të këtij viti mund ta vendosë në rrezik të gjithë procesin dhe të sjellë në ripërtëritjen e tensioneve të cilat do të ishin katastrofale për BE-në në tërësi”, thuhet në deklaratë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?