KQZ

Politikë

Partia Lëvizja e Legalitet kërkon rinumërim të votave në Kamëz, Tiranë e Durrës

20 Maj 2023, 14:59| Përditesimi: 20 Maj 2023, 15:08

  • Share

TIRANË- Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki, në Kamëz, Tiranë dhe në Dibër. Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Ndërkohë, në Tiranë, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.

Sa i përket bashkisë së fundit, ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandati.

(Kliko këtu për të parë ankiminin e plotë)

B.K./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?