Politikë

Partia Mundësia prezanton kandidatët e njësisë 7 në Tiranë, Shehaj: Të vetmit që nuk pranuam pazare, u largova nga PD, por kjo s’do të thotë se jam dorëzuar

16 Prill, 20:18| Përditesimi: 16 Prill, 21:14

  • Share

‘Jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare’, kështu është shprehur drejtuesi i Partisë Mundësia Agron Shehaj nga prezantimi i kandidatëve të njësisë 7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj iu përgjigj edhe kritikëve, duke thënë askush s’mund ta ndalojë këtë parti për të sjell ndryshimin në këtë vend.

‘Jam i pakorruptuar dhe i pakapshëm, ne jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare, sepse mund ta bënim edhe ne këtë për të treguar se ishim shumë dhe kishim mbështetje. Të gjitha ata që na sulmojnë thonë sa të krijoheni ju je kemi nevojë tani për ndryshim dhe u thonë njerëzve do të zgjedhim midis të vjetërve të hidhen përpjet se nuk na ndalojnë dot’, tha ai.

Shehaj tha se koncepti i vjetër i opozitës është pazari, gjë që sipas tij partia që ai drejton nuk e mbështet.

‘Ne këtu na ka mbledhur dëshira për të parë nga e ardhmja dhe të mos dorëzohemi, po luftojmë që Shqipëria të bëhet një vend që të mos ketë mundësi për një pakicë por për të gjithë. Ne nuk vijmë duke treguar përralla këtu, por për të bërë diçka konkrete. Ne do të bëjmë një opozitë që se kanë parë ndonjëherë dhe se imagjinojnë dot. Koncepti i vjetër i opozitës është ai i pazarit, ne jemi njerëz të punës dhe gjërat i bëjmë hap pas hapi. Ne jemi e vetmja alternativë e besueshme’, tha ai.

Shehaj komentoi edhe largimin nga Partia Demokratike, për të cilin tha se edhe pse u largua nga ajo parti rrugëtimi për të sjell ndryshimin vazhdon.

‘Pavarsisht se ca thonë unë kam bërë një luftë të madhe në PD sidomos kur kandidova kundër Bashës. Fakti që jam larguar nga PD s’do të thotë se jam dorëzuar, por po vijojë rrugëtimin për të sjell ndryshimin. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur vendi dhe askush se ka luftuar më shumë se unë’, tha ai.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?