Lëvizja" 5 yjet" mbështet Mario Draghi në votimin në internet (VIDEO)

12 Shkurt 2021, 10:42| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 14:03

  • Share

I mandatuari i presidentit italian Sergio Matarella, Mario Draghi arrin të sigurojë edhe mbështetjen e 'Lëvizjes 5 Yjet' për të formuar sa më shpejt një qeveri uniteti kombëtar.

Pas votimit online 59.3% e anëtarëve të 'Lëvizjes 5 Yjet' votuan në mbështetje të ish-presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka siguruar edhe përkrahjen e partive të tjera italiane.

"Në një nga momentet më dramatike të historisë sonë kohëve të fundit, Lëvizja 5 Yje zgjedh rrugën e guximit, por mbi të gjitha zgjedh rrugën Evropiane," tha Luigi di Maio, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë.

Por, përpara se të nis punën duhet se pari të raportojë tek presidenti Mattarella për të bërë me dije programin qeverisës por edhe emrat e ministrave.

Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë një fushatë sa më të shpejtë vaksinimi dhe më shumë se 200 miliardë € fonde nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen e vendit. Italia, e zhytur në recesionin e saj më të keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duhet të paraqesë planin e saj në Bruksel deri në fund të Prillit. Kriza politike aktuale lindi pas tërheqjes së Matteo Renzi  dhe partisë së tij Italia Viva nga koalicioni qeverisës politik  pas mosmarrëveshjeve në lidhje me përdorimin e fondeve të rimëkëmbjes.  Ky veprim bëri që Kryeministri Giuseppe Conte të jepte dorëheqjen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?