Report TV mëson se Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale më 12 prill, një ditë pas nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore. Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, si dhe të fokusit të kryeministrit Rama te integrimi europian gjatë kësaj fushate. Sipas burimeve, hapja e fushatës do të zhvillohet në sheshin "Skënderbej".
Ndërkohë, më 11 prill, kur nis zyrtarisht fushata elektorale, socialistët do të organizojnë takime masive në çdo qark me gratë dhe vajzat. Kjo strategji bazohet në sondazhet e brendshme, sipas të cilave PS gëzon një mbështetje nga elektorati femëror në nivelin 65-70%.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën zgjedhore më 11 prill, ora 19:00.
Komente
