Sergei Stanishev

Partia Socialiste Europiane: Teatri Kombëtar nuk duhet të përdoret për qëllime politike

19 Maj 2020, 14:21| Përditesimi: 19 Maj 2020, 14:24

  • Share

Partia Socialiste Europiane ku bën pjesë PS-ja shqiptare ka reaguar në lidhje me situatën politike të krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar duke kërkuar që çështja të mos përdoret për qëllime politike.

PSE-ja thekson se vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare të të gjitha forcave politike për 22 vjet. 'Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës mori përgjegjësinë dhe veproi'.

Presidenti i PSE Sergei Stanishev shprehet se është informuar në vazhdimësi edhe për projektin por edhe për mendimet rreth Teatrit.

“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatri Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese.

Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht.

Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët interpretues në Shqipëri, as për qytetarët e tij“ shkruan Sergei Stanishev. 

Ndërkohë që nga ana tjetër, PPE, ku bën pjesë PD-ja ka dalë në mbrojtje të opozitës shqiptare.

Komento

Komente

  • Konjak: 19/05/2020 19:20

    Po mir ne , se kemi interesat tona kombetare , sociale , shoqerore , ekonomike , po ti zoteri Stanishev , c'te lidh me keto hallet tona . Ku e di ti se problemi eshte politik ,apo don te mbulosh vet-veten , duke bere politike , per te mbrojtur socializmin , nga i cili ke interesa .Sigurisht se edhe ju, s'beni gjithe kete pune , per shpirt te te ndjereve , keni interesa , dicka do te fitoni , s'keni per te ngelur bosh .Sido qoft , nese beson ne zot , mos u fut sa per te trazuar keta trazivacet tane , te marresh dhe c'te premtojne , e pastaj edhe te na kendosh ; Kungulli me vere , u ...... ne dere .

    Përgjigju
  • ela: 19/05/2020 14:45

    si sqekan korrekte? zbatim i ligjit jo rrumpall si berisha

    Përgjigju
  • Sabedin: 19/05/2020 14:31

    Po ishin shume korrekte nuk duhet ti jepen ngjyra politike nje çeshtje social.Kush nderhyn kundra policise ka ne...,,,,,,brinin e dhose.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?