Partia Socialiste ka festuar fitoren në Vorë, ku siç shihet nga pamjet mbështetësit janë duke hedhur fishekzjarre për të festuar.
Pak minuta përpara është bërë publik rezultati i dy qëndrave të votimit, ku Partia Socialiste është shpallur fituese.
Rezultati i plotë sipas Celibashit do bëhet publik ditën e nesërme.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Vorës Blerim Shera, në një prononcim për Report Tv tha se Vora është bastion i majtë rezualtati ishte i pritshëm.
'Ne presim që KQZ të bëjë shpalljen zyrtare, por fitorja është e sigurt, nuk ka më diskutime. Vora e ka vendosur fitoren dhe kjo s'është hera e parë, edhe në zgjedhjet e kaluara. Ne kemi punën tonë dhe nga nesër vijojmë punën tonë, ne kemi punuar për këtë ditë. Vora vjen me dëshirë dhe voton Edi Ramën gjithmonë', tha ai.
