Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën për të eliminuar totalisht fenomenin e rryshfetit.
Fatkeqësisht ka ende policë që u shkojnë tek avllia. Fatkeqësisht ky fenonem ka ardhur duke u zvogëluar pro është ende problem. U shkojnë për një avlli e urrinë tek koka e kuptohet pse. Jo e ke lejen jo s ‘e ke lejen’ tha Rama duke i kërkuar ndihmë për të denoncuar
“Duam ta ndalojmë totalisht këtë fenomen” tha Rama.
Rama tha se rritja e pagave në bashki u bë pasi kërkuan këta të fundit dhe bëri dhe një batutë për situatën politike të Partisë Demokratike në opozitë. Parti e Punës e quajti bashkëpunimin e qeverisë me të gjithë kryebashkiakët, përfshi dhe ato demokratë të cilët për të mirën e qytetarëve të tyre pranojnë të bashkëpunojnë me qeverinë, duke kundërshtuar linjën e Sali Berishës për 'mosbindje civile'.
“Pagat e Bashkisë kishim vendosur ti rrisnim pak më vonë, meqë kërkesa erdhi nga Partia e Punës ku jemi të gjithë bashkë erdhi dhe merita juaj. Kur japim fjalën e mbajmë se pastaj hyjmë në territore të tjera që na ndahet partia në dysh, tresh e katërsh. Këtë partinë e punës e duam 1, socialist e demokratë këtu jemi në punë”
Ndërkohë 'Partia e Punës' ishte pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë e vetmja parti e ligjshme dhe partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991.
Lajmi kryesor:
Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret
S.G/ReportTv.al