Grupi i Partive të Djathta Europiane në Parlamentin Europian i ka bërë thirrje PD-së të vazhdojë bisedimet për Reformën Zgjedhore.
Zv.Presidenti Andrey Kovatchev përmes një postimi në Twitter është shprehur se PD-ja në Shqipëri duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore.
Ai theksoi se aksionet e fundit janë për të ardhur keq dhe se të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht.
Kovatchev shton se 15 kushtet e BE-së duhet të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe Shtetet Anëtare të saj.
"Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtutjeshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe Shtetet Anëtare. PD-ja në Shqipëri duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore. Aksionet e fundit e diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht", ka shkruar Kovatchev.
Kujtojmë se Basha ka bojkotuar tyrezën e Këshillit Politik, duke marrë vendimin që të mos kthehet më aty.